Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat Rusia ka ndaluar përkohësisht fluturimet në disa pjesë të Krimesë dhe Detit të Zi, duke e shpallur këtë zonë sit ë rrezikuar për momentin.
Zona në fjalë përmban hapësira nga jugu i Krimesë duke nisur prej Sevastopolit e deri në Feodosia, pjesën mbi ujrat territorial ngjitur me brigjet e Krimesë dhe një zonë të ujrave ndërkombëtare në Detin e Zi.
Në 14 prill, Moska e pati njoftuar mundësinë se do të bllokonte kalimin e luftanijeve të huaja në ujrat e saj territorial në Detin e Zi duke nisur nga 24 prilli deri ne 31 tetor. Lëvizja e fundit vjen një ditë pasi ministry rus I mbrojtjes, Sergey Shoygu deklaroi se Rusia po merr masa në përgjigje të kërcënimeve nga Natoja. Zëvëndesministri i jashtëm rus, Sergey Ryabkov nga ana tjetër shpjegoi se kufizimet janë të vlefshme vetëm për anijet e luftës, jo ato tregtare e civile.
Duke iu përgjigjur indinjatës së Kievit, që kërkoi të hiqej dorë nga të tilla plane, Ryabkov theksoi se nuk ka kufizime përsa i takon përdorimit të porteve ukrainase në Detin Azov. Megjithatë, departamenti amerikan i shtetit sërish e përkufizoi vendimin rus si “përshkallëzim të panevojshëm të situatës”.
Konflikti në jug të Ukrainës është ashpërsuar javët e fundit e mbështetës të Rusisë dhe Kievit në terren fajësojnë njëri tjetrin për shkeljen e armëpushimit. Gjatë këtyre javëve, Moska ka grumbulluar forca të shumta ushtarake në kufirin ukrainas, në atë që konsiderohet si grumbullimi më I madh I trupave ruse që prej aneksimit të paligjshëm të Krimesë në 2014-tën.
Top Channel