Takim me subjekte të OFL në Gjirin e Lalzit? Meta: Mbaj kapuç se bëj sauna, fryn një çikë erë

21/04/2021 13:11

Presidenti Ilir Met u pyet sot për foton e tij në Gjirin e Lalzit, ku disa media akuzuan se ai është takuar me subjekte të OFL-së dhe persona të shpallur në kërkim.

“Unë e përdor kapuçin sepse bëj çik sauna. Dhe në Gjirin e Lalzit fryn çik erë. Të vijë kryeministri këtu. Këta janë personat në kërkim”, tha Meta.

Insistimit të gazetares së më kë është takuar, Meta tha se “Unë takohem me të gjithë Shqipërinë. Zero. Zero. Zero. OFL-ja do fillojë punën me një ritëm të paparë në 26 prill. Asnjë ligj i Reformës në Drejtësi nuk do të preket. Çdo gjë do të bëhet siç do Edi Rama”.

Top Channel