I publikuan videon “nudo”/ Reagon konkurrentja 64-vjeçare e “Për’puthen +40”: Nuk e kuptova kush e bëri, gratë paragjykojnë…

21/04/2021 13:37

Luljeta është një nga konkurrentet që tërhoqi vëmendjen që në momentin e parë të prezantimit në “Për’puthen +40”.

E ftuar në “Shqipëria live”, Luljeta tregon një rast të pakëndshëm që i ndodhi në një udhëtim. “Po shkoja në një eskursion në Shkodër. Në autobus ishim 17 gra, vetëm gra. U zhvesha pa ndonjë gjë. Kur po ndërrohesha gjatë rrugës, dikush më kishte bërë video. Kam bërë shumë eskursione dhe kjo gjë nuk më kishte ndodhur”.

Ajo tregon se pasi videoja u publikua në rrjete sociale, të afërmit e saj u ndjenë keq. “Njerëzve të mi nuk u vjen mirë, ndërsa unë nuk e çaj kokën, se unë kjo jam. Nuk e di kush ma bëri këtë gjë”.
Sipas Luljetës, gratë paragjykojnë më shumë dhe kjo i duket e çuditshme. “Jam paragjykuar gjithmonë, por gratë komentojnë më shumë. Nëse femrat shajnë femrat, ç’të presim ne nga meshkujt?!”

Megjithatë, Luljeta shton se komente të tilla nuk do ta pengojnë të ketë stilin e saj. “Unë e kam bërë jetën si kam dashur. Ndaj nuk jam martuar, se nuk do isha veshur dot me ‘mini’ dhe të shkurtra”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel