95-vjetori i mbretëreshës së Anglisë/ Paraqitjet në publik, si ka ndryshuar stili i saj ndër vite

21/04/2021 13:05

Mbretëresha e Anglisë, mbush sot 95 vjeç, por nuk do të ketë asnjë festë, në nder të humbjes së Princ Philipit.

Princi ndërroi jetë në 9 prill në moshën 99-vjeçare. Tradicionalisht, në ditën e lindjes së mbretëreshës organizohet ceremoni e veçantë, por kjo nuk do të ndodhë këtë vit.

Nuk do të ketë përshëndetje me armë nga Kulla e Londrës dhe as në parkun Hyde të kryeqytetit ku si zakonisht. Elizabeth II, lindi në 21 prill 1926, në Bruton Street, në Londrën Qendrore.  Ajo u ngjit në fron në 1952, kur ishte 25-vjeçe.

Mbretëresha ka thyer rekordin e mbretërimit më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel