Tronditet Elbasani para zgjedhjeve! Vritet Pjerin Xhuvani në Elbasan! Së fundmi i ishte bashkuar PS-së

21/04/2021 14:27
Viktima, Pjerin Xhuvani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Viktima është Pjerin Xhuvani ish anëtar i LSI ndërkohë së fundmi kishte kaluar me PS.

Ndërkohë janë edhe dy të plagosur, një prej tyre efektive policie, Xhensila Sota.

Policja e plagosur

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Ndërkohë që vetëm pak më parë është larguar Gazmend Bardhi i PD.

Ndërkohë që sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonmë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij.

ndërkohë që nga ngjarja është palgosur dhe policja e cila ishte rastësisht në zonë.

Viktima nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e ditës së verës.
Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Priten detaje të reja.

Top Channel