Në mes të ditës! Ekzekutimi i Pjerin Xhuvani, i plagosur edhe i afërmi i tij/ Arrestohet autori, shoqërues i Gazmend Bardhit

21/04/2021 15:36

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin pak më herët ku një konflikt për blerje votash rezultoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbështetës i PS.

Nga ngjarja janë plagosur 4 persona.

Të plagosurit: Emiljan Prenga ,Pavlo  Vuksani ,, Eltjon  Bodinaku (dhëndri i viktimës) si dhe efektivja Xhensila Sota.

Autori Arbër Papleka, shoqërues i Gazmend Bardhit e qëlloi atë për vdekje pas një konflikti.

Prej disa ditësh Bardhi shoqërohej nga disa makina, dhe ka pasur një konflikt në lagjen 5 maji, ku ka pasur një një shkëmbim zjarresh, mes palëve.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Luçiano Boci, ndërsa pritet reagim i PS, Taulant Balla, do ketë një prononcim.

Ndërkohë për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 20 persona mes të cilëve ish-policë.

Ndërsa të pranishëm janë edhe drejtori i policisë Ardi Veliu, si dhe  Drejtori Departamentit te Policisë Kriminale, Tonin Vocaj .

Prej disa ditësh Elbasani ishte cilësuar si një zonë e nxehtë që kulminoi me vrasjen e Xhuvanit.

Top Channel