“Luftoni komunizmin që ka 30 vite që ka vdekur”- Rama: I kam fiksim ata krutonët që thonë se…

21/04/2021 10:59

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale është ndalur në Fushë-Krujë, ku ka ironizuar qytetarët krutanë që kanë bindje të djathta.

Rama tha se i ka fiksim kur thonë se janë të djathë se i ngjan sikur thonë ‘djathë’, ndërsa shton se kanë ngelur akoma te ‘poshtë komunizmi’, ndërkohë që ky ka 30 vite që ka vdekur.

Rama: Kruja është aty sot shumë më e mirë se dje. I kam fiksim ata krutonët që thonë se janë të djathtë, nuk kuptohet nëse janë të djathtë, apo thonë ‘djath’. Ku ishit para se sa Arturi sëbashku me mua të pastronte plehrat që ju kishin mbuluar, plehrat e djathta. Thonë poshtë komunizmi, vazhdojnë luftojnë komunizmin që ka vdek para 30 vitesh.

Po uji që për 100 vite mazallah se vinte. Ata të djathtët që ishin më parë thoshin që nuk e çojmë dot ujn atje dhe ngrinin dy gishtat, edhe dy gishtat në gojë.

Top Channel