Autori Arbër Papleka

Ngjarja më e rëndë e pragzgjedhjeve të 25 prillit ndodhi në Elbasan këtë të mërkurë rreth orës 14.00.

Burimet thonë se strukturat e Partisë Demokratike pretendonin se një makinë po shpërndante para për blerje votash.

Një grup personash mes të cilëve edhe ish polici Arbër Papleka kanë ndaluar një automjet dhe këtu ka nisur një përplasje në fillim verbale e më pas fizike.

Autori Arbër Papleka

Kanë qenë të paktën 50 persona në vendin e ngjarjes të cilët janë konfliktuar me fjalë dhe më pas edhe fizikisht. Ndërkohë janë dëgjuar të shtëna me armë.

Disa burime i treguan gazetarëve të Top Channel se personat që kanë përdorur armë janë Arbër Papleka i cili ishte së bashku me grupin e mbështetësve të partisë demokratike, një pjesë e mirë e të cilëve ish policë. Ndërsa nga pala tjetër ka qëlluar me armë Klement Xhaferri.

Ai është shpallur në kërkim tashmë nga policia. Ndërkohë që ishin lajmëruar edhe forcat e policisë se një makinë po shpërndante leke për fushatën.

Viktima, Pjerin Xhuvani

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar që të mos ndërhyjë askush, por përleshja ka ndodhur në prani të policëve, edhe të nëndrejtorit të policisë së qarkut.

Nga plumbat ka mbetur i vrarë në vend Pjerin Xhuvani, është plagosur rëndë dhëndri i tij Eltjon Bodinaku, ndërsa thuhet se ka pala tjetër janë plagosur lehtë Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani.

Plumbat që vranë Pjerin Xhuvanin janë lëshuar nga arma që mbante në dorë ish polici i Reneas Arbër Papleka. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes e kanë fotografuar atë më armë në dorë gjatë vrasjes.

Papleka është arrestuar nga policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes me forca të shumta duke shoqëruar të paktën 20 persona. Gjithashtu janë marrë në pyetje të gjithë personat që ndodheshin aty si dëshmitarë dhe janë si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të dokumentuar ngjarjen. Por ndërkohë policia ka qenë vetë e pranishme kur ka ndodhur përplasja me armë.

FOTO GALERI
1/8
Momenti i vrasjes

Top Channel