Irini Qirjako ishte mes një paneli të ftuarash në “Shqipëria live” sot, për të diskutuar mbi stilin e të veshurit te gratë mbi 50 vjeçe.

Teksa përgjigjej për veshjen pa komplekse dhe pa korniza te gratë mbi 50 vjeçe, Irini Qirjako tregon pa hezitim se sot feston 66-vjetorin e lindjes.

Dhe rastësisht, në ditëlindjen e saj, artistja flet në emision për veshjen sipas dëshirës, pa kufizimet e moshës. Ajo thotë se nuk pranon të veshë rroba që e bëjnë të duket e madhe. “Më pëlqen të vishem sportive, i blej rrobat te seksioni i vajzave pak të mbushura dhe jo te gratë se nuk më pëlqejnë. Nuk jam për ekzagjerime por më pëlqen të dukem bukur”, thotë këngëtarja.

E ftuar në emision ishte dhe këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Mihrije Braja, e cili pasi dëgjoi se Qirjako ka ditëlindjen, i këndoi këngën e ditëlindjes, ‘live’, me një lidhje “Skype” nga Kosova.
E gjitha atmosfera emocionoi këngëtaren, e cila i falenderoi të ftuarat për urimet e tyre.

Top Channel