SHBA/ Duke iu trembur protestave, policia publikon pamjet e vrasjes së 15-vjeçares që tentonte të godiste me thikë dy gra (foto)

21/04/2021 16:20

Policia në qytetin e Columbus publikoi sot pamjet e kamerave trupore të ekzekutimit të 15-vjeçares afro-amerikane Makhia Bryant, e cila u qëllua për vdekje nga oficerët teksa po sulmonte me thikë dy gra të tjera, para tyre.

Duke tentuar të tregojë transparencë dhe të zbusë tensionet me komunitetin afro-amerikan, policia publikoi pamjet ku adoleshentja shihet që del nga shtëpia duke sulmuar me thikë në dorë një grua tjetër, e cila bie së prapthi.

Më pas adoleshentja kthehet nga një tjetër grua për ta sulmuar, teksa oficeri hap zjarr dhe viktima bie përtokë.

Njerëzit shihen që ulërasin me tmerr gjatë shpalosjes së skenës.

Policia tha se një person u vra në lindje të qytetit të Columbus, Ohio.

Oficeri i policisë që hapi zjarr nuk u identifikua por autoritetet thanë se do të pushohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Makhia Bryant –  e identifikuar nga nëna e saj në rrjetet sociale, u dërgua në spital në gjendje kritike por u shall e vdekur në 5.21 dje pasdite.

Policia tha se po i përgjigjej raportimeve për sulm me thikë para të shtënave fatale. Dëshmitarët thanë se Makhia, e cila jetonte në një shtëpi prindërish të kujdesit të përkohshëm, u përfshi në një sherr me një tjetër rezident të shtëpisë dhe u armatos me thikë për të mbrojtur veten, kur erdhi policia.

Kreu i sigurisë publike Ned Pettus, Jr. bënte thirrje për qetësi para zhvillimit të hetimeve dhe qartësimit të ngjarjes, për atë që quajti një “humbje të rëndë jete”.

Protestues të shumtë u mblodhën në skenën e ngjarjes dhe kërkonin veprim, ndërsa të tjerë i ulërisnin oficerëve që vranë adoleshenten gjakftohtësisht.

FOTO GALERI
1/11
15-vjeçarja afro-amerikane Makhia Bryant, u qëllua për vdekje nga oficerët teksa po sulmonte me thikë dy gra

Top Channel