23:46
Ngjitja e Shqipërisë së femrave në vazon e 4-t, incentivimi i futbollit të femrave jep frytet e para
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar të femrave, ekipi ynë Kombëtar është ngjitur në vazon e katërt, duke u renditur tanimë në ekipet e nivelit mesatar në Europë. Nuk është aspak rastësi, pasi e gjithë puna e kryer nga Federata e Futbollit po del në pah jo vetëm nga ngjitja e Shqipërisë në vazon e katërt, por edhe nga paraqitjet mjaft të mira të ekipit të Vllaznisë në Europë.