Nuk ndalet procesi i vaksinimit masiv: Deri tani janë vaksinuar mbi 470 mijë persona

30/04/2021 20:43
Mesuese duke u vaksinuar me AstraZeneca

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit masiv për mbrojtje ndaj Covid-19 vijon pa u ndaluar.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri tani janë kryer mbi 470 mijë vaksinime. “Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, bëri me dije Manastirliu.

“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Ia kemi dalë të kryejmë mbi 470 mijë vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkroi ministrja e Shëndetësisë në Twitter.

Top Channel