Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Këto janë të vetmet foto që tregojnë Ish kryeministrin Sali Berisha që ka votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndryshe nga votimet e tjera kur ai dilte para kamerave për të folur, këtë herë Berisha ruajti privatësinë. Ai është zgjedhur deputet i Partisë demokratike dhe në nder të angazhimit si lideri historik i PD, ishte vendosur në vend të sigurt në listë. Por ndryshe nga çfarë pritej, Berisha nuk është në listën e më të votuarve nga mbështetësit e Opozitës.
Në rang kombëtar ai është në vendin e 40 dhe ka marrë sa gjysmën e votave që ka fituar Agron Shehaj, kandidati më i votuar i Partisë demokratike i cili pasohet nga Belind Këllici Luciano Boci që arriti të thyejë listën dhe me 6766 votat Sali Berisha është në vendin e 40.
Në disa zona Berisha është tejkaluar edhe nga kandidatët e rinj, sic ishte Oriela Nebiaj. Ky rezultat i mjaftoi Berishës të ruante mandatin e deputetit por tregoi se mbështetja e tij ka rënë, ndërsa mendohej se mund të ishte kandidati më i votuar i Partisë Demokratike.
Top Channel