Merr vetëm 200 vota në zgjedhje/ Nard Ndoka pohon në Top Talk se nuk do të jetë më kryetar i PDK-së

30/04/2021 18:19

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka konfirmon se nuk do të udhëheqë më partinë pas shtatorit, kur të mblidhet kongresi.

Ndoka tregon se ndër arsyet kryesore të këtij vendimi ishte bashkëpunimi me kreun e Partisë Demokratike. “Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë1 do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”.

Ai thotë se nuk ia fal vetes që bëri koalicion me Bashën. “I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës“.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse do të pranonte marrëveshjen me PD, po të kthehej pas në kohë, përgjigjet: “Jo, nuk do ta bëja, nuk do t’i besoja, do të ishte e pafalshme“.

 

Top Channel