“Melania Trump hoqi lulet nga Shtëpia e Bardhë”/ Amerikanët nisin peticionin e rrallë, i kërkojnë Zonjës së Parë të rikthejë Kopshtin e Trëndafilave

30/04/2021 17:12
Kopshti i Trëndafilave, foto e vitit 1963 në të majtë dhe foto e vitit 2020, në të djathtë

Qytetarët amerikanë, nëpërmjet një peticioni, i kërkojnë Zonjës së Parë, Jill Biden, që të rikthejë kopshtin me lule, në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tyre, ish-Zonja e Parë, Melania Trump, ka hequr disa pemë dhe bimë shumëngjyrëshe.
Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin në internet, duke kërkuar që Jill Biden të rivendosë Kopshtin e Trëndafilave, në Shtëpinë e Bardhë në “lavdinë e dikurshme”.

Presidentët shpesh e përdorin kopshtin për adresat dhe konferencat për shtyp.
Megjithëse peticioni thotë se zonjës Trump u hoqën “pemët e qershisë, një dhuratë nga Japonia”, mediat amerikane kanë theksuar se ato në fakt ishin pemë molle dhe u mbollën diku tjetër.

Zonja Trump u kritikua për ndryshimet dhe rinovimet ën Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur vendi ishte në krizë për shkak të Covid 19 dhe rreth 150.000 qytetarët kishin humbur jetën.

FOTO GALERI
1/4
Fjalimi i presidentit, George W Bush, në Kopshtin e Trëndafilave, viti 2006

Top Channel