Fryn erë konflikti: Kina me flotë të fshehtë, Tajvani krijon rojën e re bregdetare!

30/04/2021 16:37

Tajvani krijoi një forcë të re rojesh bregdetare, e cila të ndihmojë në përballjen me taktikat kineze të luftës kundër ishullit.

Njësia e drejtuar nga civilë, do të funksionojë si degë e marinës tajvaneze në kohë konflikti. Kina i ka shtuar aktivitetet e saj në afërsi të Tajvanit, përfshirë dhe stërvitjet detare apo veprimtarinë pranë hapësirës së tij ajrore e detare, duke ngjallur shqetësim tek autoritetet tajvaneze.

Anija më e madhe e rojës së re do të jetë Chiayi, 400 tonëshe, e cila është e pajisur veç të tjerash edhe me sisteme të fuqishme raketahedhëse. Në një raport të paraqitur javën e kaluar në parlament, Këshilli Tajvanez i Çështjeve Oqeanike, që mbikëqyr rojën bregdetare, thoshte se Kina po shtrihet në mënyrë agresive, duke përfshirë këtu edhe njësitë e saj milicore detare të cilësuara si një flotë sekrete, që siç theksohej në raport, po përpiqen të krijojnë “zona gri konflikti” në rajon.

Nëse do të guxojnë të kalojnë kufirin tonë, do të prangosen”, thanë zyrtarët duket iu referuar milicive kineze, që maskohen si anije peshkimi. Chiayi është pjesë e planeve qeveritare për t’iu kundërvënë kërcënimit në rritje të Kinës, të cilat përfshijnë objektivin e ndërtimit të 141 anijeve të reja të rojeve bregdetare deri në fundin e vitit 2027.

Top Channel