1 fitore në 12 ndeshjet e fundit, seri ku kanë koleksionuar 7 humbje dhe vetëm 3 barazime.

E çuditshme të shpjegosh Kukësin, skuadrën që ka dy kryegolashënuesit aktualë të kampionatit. Patrick Ezenë dhe Agim Ibrahimi kanë shënuar respektivisht 13 dhe 12 gola. E megjithatë, Kukësi ndodhet plot 19 pikë larg kreut, 14 pikë nga vendi i katërt, që në rastin më të mirë siguron Europën, praktikisht jashtë çdo objektivi, i mbetet që në 6 ndeshjet e fundit thjesht të evitojë ndonjë të papritur të hidhur të fundtabelës.

Pa diskutim, kampionati më i keq që kur u ngjitën në Kategorinë Superiore. Motivet mund të jenë të shumta, duke nisur nga distanca e krijuar me presidentin historik Safet Gjici apo dhe ndonjë problem brenda klubit, por mbi të gjitha duke u nisur nga ajo çfarë shihet në fushë, opinioni më i thjeshtë është që nuk arritën të bëhen dot skuadër.

E pamundur të thuash që cilësitë mungojnë për sa u përket emrave, kundërprova janë pikërisht golat e Agim Ibrahimit apo Ezesë. E vërtetë që mbrojtja ka qenë katastrofike, me 40 gola të pësuar ka lënë pas vetëm Apoloninë e Skënderbeun, por një skuadër mbron si e gjitha dhe pikërisht grupi, duket se i ka munguar këtij Kukësi.

Nisën një projekt nga e para në fillim të sezonit me Gegën, që i kishte rënë disa hërë kambanave të alarmit për largimin e shumë lojtarëve të rëndësishëm, pastaj pak kohë me trajner të përkohshëm Rrahman Hallacin dhe pastaj një trajner me eksperiencë si Mirel Josa, që, gjithsesi nuk arriti t’i gjejë kurën.

Shumë ndryshime edhe në emrat në organikë, me lojtarë të afruar e larguar edhe brenda sezonit, këtë herë te Kukësi nuk është se nuk investuan, por në fund janë të detyruar të paguajnë një çmim të rëndësishëm, atë të bindjes arrogante se suksesi mund të ndërtohet nga e para edhe brenda një sezoni.

Top Channel