Legjenda e klubit ende i papunë, Real Madrid përgatit rikthimin e Toni Kroos
Njëqind e tridhjetë e tre, nuk është një rekord i vendosur nga skuadra apo futbollistët, por numri i ndeshjeve që mund të riluhen në Eredivisie dhe Erste Divisie, dy ligat kryesore të futbollit holandez.
Sipas ESPN, prej disa javësh, Liga, Federata Holandeze dhe klubet janë duke u përballur me një problem që ka lidhje me pasaportat dhe në mënyrë të veçantë me dynënshtetësinë e shumë futbollistëve të lindur në Holandë, por që luajnë me kombëtare të tjera mes të cilave Surinami, Indonezia, Kepi i Gjelbër. Çështja u çua në sallën e gjyqit të Utrechtit nga Nac Breda me gjykatësit që në 4 maj mund të dalin me një vendim që mund të ketë pasoja të mëdha për botën e futbollit holandez.
Por le ta marrim me radhë. Në 15 mars, Nac Breda humbi 6-0 ndaj Go Ahead Eagles, një humbje e rëndë që u analizua në detaj një ditë më pas në podcastin “De Derde Helft” (“pjesa e tretë ”). Gjatë diskutimeve, opinionisti Rogier Jacobs shpjegoi se në realitet skuadra e Bredas ende mund ta fitonte ndeshjen. Duke hyrë në detaje Jacobs nënvizoi se Go Ahead kishte aktivizuar një futbollistë që nuk duhej hedhur në fushën e lojës. Fajtori është Dean James, mbrojtësi i krahut i lindur në Holandë që në 2025 kishte pranuar grumbullimin me Indonezinë. ‘Nëse je një futbollist holandez me origjinë indoneziane mund të zgjedhësh të luash për Indonezinë. Merr një pasaportë, por ajo që shumë nuk e dinë është se në disa raste humbet nënshtesinë holandeze’-sqaroi Jacobs
Besueshmëria e fjalëve të opinonistit u rrit nga ndërhyrja për ESPN e profesoreshës së të drejtës sportive Marjan Olfers. ‘Nëse një futbollist heq dorë nga nënshtetësia holandeze, hyn në një juridiksion tjetër dhe bëhet një i huaj në të gjitha aspektet dhe kështu që duhet të ketë leje pune për të luajtur’-tha Olfers.
Për ta marrë pune duhen respektuar disa parametra, mes të cilave një pagë prej 608 mijë eurosh në vit(ose 304 mijë për U21); një shifër kjo shumë më e lartë nga ajo që përfitojnë disa futbollistë të përfshirë në këtë skandal.
James, 26 vjeç përfiton 150 mijë euro e me siguri ka vijuar të luajë pa pasur këtë leje pune dhe në këtë mënyrë rezulton si një lojtar që nuk mund të grumbullohet.
‘Nëse Nac e zbulon dhe paraqet një apel, mund të fitojë ndeshjen në tavolinë-kishte deklaruar Jacobs. Dhe kështu ndodhi. Vetëm 4 ditë pas transmetimit të podcastit, Nac bëri një ankesë në Federatën Holandeze të Futbollit. Një tjetër problem ka të bëjë me kompetencën ligjore të klubit. Olfers shpjegoi se shumë klube janë në kontakte direkte dhe të vazhdueshme me avokatë, por ato që janë më pak të pasura preferojnë të shpenzojnë paratë në aspekte të tjera, jo për konsulenca ligjore. Por edhe futbollistët vetë kanë një pjesë të fajit. Luciano Slagveer, sulmuesi i TOP Oss (Divizioni i dyteìë) e della kombëtares së Surinamit deklaroi se duhet të bënte më shumë kërkime sepse nëse do të dinte se për të luajtur me Surinamin do të humbiste nënshtetësinë holandeze, do të mendohej mirë.
Çfarë ndodh tani? Ankesa e Nac Breda në Federatë u refuzua, por në 4 maj, gjykatësit mund të përmbysin gjithçka. ‘Mund të thotë se kampionati nuk mbyllet’-tha zëvendëspresidentja e Federatës, Marianne Van Leeuwen.
Nac deklaron se padia ka të bëjë vetëm me një ndeshje dhe se nuk është e mundur që kjo të ketë një efekt domino. Por në të vërtete, rreziku që të krijohet një precedent është shumë konkret, me të tjerë klube që janë të përfshirë dhe që mund të bëjnë të njëjtën padi deri sa të arrihet në numrin e 133 ndeshjeve që mund të përsëriten.
Top Channel