Rafael Leao ka shumë mundësi të largohet nga Milani në muajt e verës.

Futbollisti portugez që në ditët e kaluara mbyll llogarinë e tij në rrjetin social Instagram pas fërshëllimave që i rezervuan tifozët kuqezi, mund të mendojë vërtet që të ndryshojë ambient dhe në gjurmët e tij është vënë edhe një klub turk.

Bëhet fjalë për Galatasaray që sipas ‘Fanatik’ do të tentojë të bëjë të njëjtën lëvizje si me Victor Osimhen. Synimi i klubit turk është që të përsërisë të njëjtën manovër si me sulmuesin nigerian kur raportet e këtij të fundit me Napolin u krisën.

Në rastin e Leaos, nuk ka krisje mes futbollistit dhe klubit, por portugezi i ka pakënaqësitë e tij me sulmuesin që tani mund ta marrë seriozisht në konsideratë idenë për t’u larguar nga Milano.

Top Channel