Partizani këtë të enjte konfirmoi largimin e trajnerit Oltion Kërnaja nga pankina e Të Kuqve për shkak të rezultateve të dobëta në javët e fundit.

Ky i fundit reagoi shumë shpejt me anë të një postimi në rrjetet sociale duke mos hapur polemika për këtë vendim të marrë nga klubi kryeqytetas, por duke ironizuar ata që ishin skeptikë dhe dyshues ndaj tij

‘E gjitha nisi me një postim të thjeshtë, nje klub i madh si Partizani ishte ne vështirësi, vetem 1 gol i shënuar, në fund të renditjes dhe pa pritur Presidenti Gaz Demi i beson një djali të ri, shumë kritika, shumë mllef ndaj emrit, por me punë dhe përkushtim të gjithë me radhe, nga punëtori më i thjeshtë deri tek futbollisti më i fundit, sigurisht duke perfshire dhe Stafin, arritëm të kthejmë Partizanin në luftë për Final 4. Asnjë s’e besonte por realiteti ky është Partizani është në vend te 4 dhe në lufte për në Evropë! Faleminderit presidentit per besimin e nje emri kaq te madh. Faleminderit tifozëve ‘Guerrilsa’ që gjithmonë më mbështetët. Faleminderit çunave që vrapuan pa fund për të arritur rezultate që asnjë s’i besonte. Faleminderit të gjithë stafit për përkushtimin me orë të tëra pranë ekipit! Krenar per ate qe kemi dhene ne fushe! I juaji Olt Kernaja! Mirutakofshim’-shkruante në postimin e tij Oltion Kërnaja.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i sezonit të rregullt, Partizani është në vendin e pestë të klasifikimit me 45 pikë në një garë të fortë me Dinamon për vendin e mbetur bosh në Final Four, ndërkohë që e kanë siguaruar kualifikimin në këtë fazë, Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oltijon Kernaja (@oltikernaja)

Top Channel