FIFA, Infantino këmbëngul: Irani do të jetë në Botëror, futbolli duhet të bashkojë vendet…
‘Duket si një luftë e vogël mes arbitrave të ndryshëm, nuk shoh krahasime me Calciopoli, në krahasim të, e gjithë kjo duket një budallallëk’-Ky është opinioni i Massimo Moratti i cili ashtu si të gjithë, po ndjek me vëmendje ‘tërmetin’ që ka goditur botën arbitrare në futbollin italian që detyroi dizenjatorin Gianluca Rocchi të vetëpezullohet pas akuzës për pjesëmarrje në mashtrim sportiv.
‘Besoj se kjo gjë ka të bëjë me arbitrat dhe jo me klubet-vijoi ish presidenti i Interit për median italiane-a kanë folur ndonjëherë klubet me arbitrat për një profil të parapëlqyer? Ky koncept nuk më përkiste. Kisha frikë dhe respekt, sepse mund të vendosnin fatin e skuadrës sime, sidomos me Juventusin në anën tjetër. E imagjinoja që ishte një profesion i vështirë dhe kështu nuk flisja me ta’.
Më pas Moratti tha fjalën e tij në lidhje me hedhjen e një shorti të mundshëm të arbitrave. ‘Më duket një zgjidhje e dëshirueshme-shtoi-çdo zgjidhje që i lë jashtë klubet është e dëshirueshme. Sidoqoftë, nuk shoh truke, duke parë ndeshjet nuk më duket diçka e çekuilibruar. Inter nuk ka pasur kurrë ndihmën e arbitrave, as kur ka humbur as kur ka fituar. Ka gabime arbitrare që janë të rënda, por janë gjëra që ndodhin gjithmonë’.
Top Channel