Zyrtarët iranianë bojkotojnë Kongresin e FIFA-s në Kanada pas “sjelljeve të papërshtatshme” në aeroport ndaj zyrtarëve të tyre
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino këmbëngul në qëndrimin e tij në lidhje me pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e këtij viti, pavarësisht deklaratave të fundit të të dërguarit të Trump, Zampolli për zëvendësimin e Iranit me përfaqësuesen italiane
Kreu i qeverisë së futbollit botëror nuk humbi shumë kohë në fjalën e tij në Kongresin e FIFA të mbajtur në Vancouver të Kanadasë dhe që në hapjen e saj konfirmoi praninë e skuadrës iraniane në eventin më të rëndësishëm futbollistik.
‘Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës të këtij viti-tha Infantino-dhe arsyeja është shumë e thjeshtë të dashur miq, arsyeja është se ne duhet të bashkojmë. Duhet t’i bëjmë njerëzit bashkë, është përgjegjësia jonë. Futbolli e bashkon botën, FIFA e bashkon botën, ju e bashkoni botën, ne e bashkojmë botën dhe duhet ta kujtojmë gjithmonë se duhet të jemi pozitivë. Duhet të jemi të buzëqeshur, të lumtur. Ka shumë probleme në të gjithë botën. Ka shumë njerëz që duan të ndajnë botën. Nëse askush nuk përpiqet që të bashkojë, çfarë do të ndodhë me botën tonë. Ne duhet ta bëjmë këtë dhe e kemi këtë mundësi. Ne e kemi këtë me pushtetin dhe magjinë e të gjithë ju të bashkuar, sepse së bashku jemi të pathyeshëm’.
Vlen të theksohet se delegacioni i Iranit ishte i vetmi që nuk mori pjesë në këtë Kongres pasi u kthye pas nga shërbimet e emigracionit në Toronto në fillim të kësaj jave. Edhe pse raportohet se ishte me vizë te vlefshme për të hyrë në vend, presidenti i Federatës Iraniane të futbollit Mehdi Taj nuk u lejua të hynte në për shkak të historisë së tij me Gardën Revolucionare të Iranit, që Kanadaja e ka klasifikuar si organizatë terroriste. Konflikti i vazhdueshëm mes SHBA,Izraelit dhe Iranit ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e kombëtares iraniane në Kupën e Botës dhe prej kohësh po spekulohet me mundësinë e bojkotit të Iranit të kompeticionit për shkak se ndeshjet e kësaj skuadre do të luhen në Seattle dhe Los Angeles.
Top Channel