Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa dhe Conference League, njihuni me çiftet dhe gjithçka duhet të dini
Edhe Europa dhe Conference League po shkojnë drejt fundit teksa kanë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinaliste nga ku do të dalin skuadrat që do të diskutojnë trofetë respektive në finalet e Stambollit dhe Leipzigut.
Në Europa League patëm një derbi të futbollit anglez teksa Nottingham priti Aston Villan e Unai Emery, trajnerit ekspert të këtij kompeticioni. Ishte një ndeshje që u fitua nga Nottingham me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Chris Wood me penallti, megjithatë kjo sfidë mbetet e hapur për sfidën e kthimit që do të luhet në Villa Park
Në Portugali, Braga mundi Freiburgun në çastet e fundit me rezultatin 2-1. Braga mori avantazhin 1-0 me Tiknaz, por Freiburg barazoi me Grife. Luzitanët patën shansin e artë për t’u kthyer në kryesim të rezultatit me një penallti, por Zalazar gaboi nga pika e bardhë. Kur u mendua se sfida po mbyllej në barazim, Braga shënoi me Dorgeles për të fituar këtë ndeshje 2-1 që i jep një avantazh për sfidën e kthimit.

Në Conference League, Rayo Vallecano e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliu priti në Vallecas, Strasbourg-un, një ndeshje që i shkroi historitë në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll 0-0. Spanjollët morën avantazhin me Zurawskin në fillimin e 45 minutave të dyta dhe ditën ta ruanin kryesimin 1-0 deri në fundin e sfidës. Megjithatë edhe pse me një avantazh të lehtë, skuadra që do të kalojë në finale do të përcaktohet në sfidën e kthimit
Në sfidën tjetër, Crystal Palace mori një avantazh të mirë për sfidën e kthimit që do ta luajë në Londër. Skuadra angleze iu imponua Shakhtarit të Arda Turan duke e mundur 3-1. Crystal shënoi që në minutën e parë me Sarr, por Shakhtar barazoi me ocheretko. Megjithatë Crystal Palace u rikthye në avantazh me golin e Kamadas. Në minutat e fundit Larsen vulosi suksesin 3-1 të londinezëve që shohin finalen e Leipzigut në horizont
Top Channel