Policia ka vënë në pranga një 26 vjeçar, në Lushnje, i cili qëllimisht i vuri flakën tre automjeteve më datë 19 shkurt, ku si pasojë e flakëve u dëmtua pjesërisht edhe magazina e qendrës tregtare.

Ngjarja ndodhi në lagjen Çlirimi rreth orës 2:30, në parkimin e një qendre tregtare, ku si pasojë e flakëve u dogjën një Mercedes Benz, një Audi A4 dhe një automjet transporti tip “Fiat”.

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel