Përbuzi gjyqtarin e katërt, Koemen pezullohet dy ndeshje

30/04/2021 17:40

Ronald Koeman është ndëshkuar nga Komiteti i Konkurrencës në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për shkak të kartonit të kuq që mori në minutën e 66-të të ndeshjes Barça-Granada (1-2).

Gjyqtari asturian, Pablo González Fuertes, ia nxori kartonin e kuq pasi holandezi, edhe pse ishte këshilluar më parë, përbuzi gjyqtarin e katërt me fjalët: Çfarë tipi qenke!

Komiteti i Konkurrencës, në zbatim të Nenit 117 të Rregullores Disiplinore, e cila u referohet veprimeve të arbitrave, trajnerëve ose autoriteteve të tjera sportive, vendosi pezullimin e Koemanit në dy ndeshje.

Në këtë mënyrë, Koeman nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol në sfidat e rëndësishme që Barça do të luajë kundër Valencias, në Mestalla, këtë të diel (21:00), dhe kundër Atléticos së Madridit, në Camp Nou, më 8 maj.

Sidoqoftë, trajneri holandez do të udhëtojë për në Valencia me pjesën tjetër të ekipit dhe do të shohë ndeshjen nga një zonë të stadiumit.

Top Channel