Sezonin e kaluar Leicester mori një fitore historike me shifrat e thella 0-9 në fushën e Southampton, por në harkun e një viti gjërat ndryshojnë shumë në ishull dhe këtë herë skuadra e shenjtorëve ndali hovin e dhelpërave drejt kualifikimit në Champions League duke i ndalur në një barazim 1-1 edhe pse luajti me 10 lojtarë për rreth 80 minuta me një lojtar më pak.

Danezi Vestergaard la skuadrën e Hassenhuttl me një lojtar më pak që në minutën e 10-të, por megjithatë ishte Southampton që kaloi i pari në avantazh, pikërisht me një penallti të kthyer në gol nga Ward-Prowse në minutën e 61-të.

Gjithsesi festa e shenjtorëve zgjati fare pak pasi 7 minuta më vonë qëndërmbrojtësi Johny Evans realizoi golin që i dha 1 pikë Leicester-it në këtë sfidë, pikë deçizive për të mos vendosur në diskutim vendin e 3-të për momentin.

Top Channel