Një 17 vjeçar në Mallakastër është vënë nën prangat e policisë, pasi dispononte armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit që policia ushtroi në fshatin Ninësh të Mallakastrës, në tokën e shtetasit M. J., gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabinë dhe disa fishekë të cilat i posedonte shtetasi N. S., 17 vjeç, banues në Ninësh, Mallakastër.

Njoftimi i policisë/ Mallakastër

Në Mallakastër vihet në pranga një 17-vjeçar i cili dispononte armë zjarri pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ninësh, në tokën e shtetasi M. J., gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabinë dhe disa fishekë të cilat i posedonte shtetasi N. S., 17 vjeç, banues në Ninësh, Mallakastër.
Në përfundim të veprimeve hetimore procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel