E premtja e zezë në Korçë/ Dita që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit

30/04/2021 19:58

Qytetarë e besimtarë ne Korçë kanë kremtuar te premten e zezë dita qe simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.

Ashtu si edhe një vit me pare pandemia kushtëzoi shume nga ritualet e javës se madhe te pashkës por ketë here qytetaret e Korçës ndjehen paksa me te çliruar per festimet e tyre.

Sic është kthyer në traditë besimtarë të besimeve të ndryshme i janë bashkuar ceremonisë që zhvillohet në simbolikë të kësaj dite dhe u janë drejtuar kishave por pa mundur te ndjekin kortezhin në bulevardet kryesore të qytetit e megjithatë ata janë ndjere me te kënaqur qe te paktën ritet e tyre po munden ti zhvilloje.

Për të respektuar rregullat ceremonia është zhvilluar brenda ambienteve te se cilës prej kishave duke shmangur kështu grumbullimin masiv.

Top Channel