Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja Iva Tiço, e cila tregoi më shumë rreth atmosferës festive në shtëpinë e saj.

Tiço tha se është ortodokse nga të dy prindërit dhe se Pashkën e feston çdo vit me dëshirë shumë të madhe.
Përgatitjet kishin nisur që mbrëmjen e djeshme me ngjyrosjen e vezëve, ndërsa shenjat e bojës së kuqe kishin ngelur në duart e Ivës.

“Duart i kam akoma të kuqe. Unë vij nga një familje 100% ortodokse, nga të katërt gjyshërit… Ne kemi zakonin që i ngjyrosim vezët të enjtën. Vezët e të enjtes së madhe bëhen sa anëtarë ka familja plus edhe një për shtëpinë”, tha ndër të tjera gazetarja.

Top Channel