Ishulli i Karaibeve pret komunitetin e parë në botë Bitcoin, ku gjithçka funksionon me kriptovaluta (fotot)

30/04/2021 17:28

Një ishull në detin e Karaibeve pritet të bëhet vendi i parë në botë që do të përdorë Bitcoin në vend të parave.

Pronarët e shtëpive luksoze në Bequia do të mund të përdorin kriptovalutat e tyre dixhitale për të blerë ushqime, ‘shopping’ madje edhe për të blerë një kafe, thonë ndërtuesit e komunitetit.

Numra ende të vegjël dyqanesh pranojnë Bitcoin në Evropë dhe disa shtëpi janë shitur duke përdorur kriptovalutën në Britani.

Por planifikuesit thonë se ishulli përrallor Bequia do të jetë “komuniteti i parë në botë që funksionon vetëm me Bitcoin”.

39 vila luksi do të shiten në vlerë kriptovalutash, të cilat do të përdoren gjithashtu për blerje të përditshme esenciale apo në restorant, café e kinema.

Vendasit në Bequia – i njohur gjithashtu si “ishulli mbi re” – do të vazhdojnë të përdorin dhe dollarin e Karaibeve dhe kartmonedhat britanike, prej lidhjeve koloniale.

Ndërtuesit komentojnë se Bitcoin është gjithnjë e më shumë diçka e nevojshme dhe jo një hile për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, raporton Euro News.

“Përshtatja me kriptovalutat nuk është më një lojë,” tha Storm Gonsalves, ndërtuesi përgjegjës për projektin One Bequia.

“Është një përgjigje ndaj sfidave të komuniteteve të ishujve, që gjithnjë e më shumë po shkëputen nga bankat tradicionale”.

Ai shton: “Kjo ka shtyrë shumë kombe të Karaibeve të përshtasin shumë kriptovaluta, më shpejt se vendet e zhvilluara.

Bequia ka rreth 10 km plazhe rëre të bardhë dhe male të gjelbëruara si pjesë e arqipelagut të largët Grenadines.

Jahte të super-të pasurve ndalojnë shpesh atje për të bërë banjo të patrazuar në ujërat e virgjëra, siç ka bërë disa herë familja mbretërore e Britanisë.

Në të gjithë botën rreth 20 000 dyqane pranojnë Bitcoin, si dhe disa rrjetet të shitjeve online.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel