Është 26 vjeç dhe ka 29 milionë dollarë në llogarinë e saj! Babai i Gigi Hadid thotë se modelja ka arritur gjithçka vet

30/04/2021 16:57

Mohamed Hadid, babai i modeles Gigi Hadid, përmes një postimi në “Instagram” shkruan se vajza e tij ka arritur me forcat e saj të bëhet një milionere dhe se ai kurrë nuk i dha asaj asnjë monedhë!

26-vjeçarja është një prej modeleve më të famshme në të gjithë botës për vite me radhë dhe u kthye në pasarelë vetëm gjashtë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj, Khain.

E lindur në një familje të pasur, nëna e saj Yolanda ishte gjithashtu një modele e suksesshme, duke fituar para me serialin real televiziv “The Real Housewives of Beverly Hills”, ndërsa babai i saj Mohamed është një tregtar i pasurive të patundshme, pasuria e të cilit vlerësohet në qindra miliona dollarë.

Por, edhe pse prindërit e saj e lejuan atë dhe motrën e saj, Bella (e cila është gjithashtu një modele e suksesshme), të rriten mes rehatisë, Gigi e fitoi vet pasurinë e saj, e cila vlerësohet në rreth 29 milionë dollarë.

Mohamed ndau një seri fotografish të përbashkëta, me të cilat renditi kuriozitete të panjohura nga jeta e vajzës dhe e vlerësoi atë.

“Cilat 20 të vërteta nuk i dinit për Gigi Hadid? 1. Ajo u pasurua vet dhe kurrë nuk mori një dollar nga prindërit e saj”, filloi shkrimin babai krenar, dhe megjithëse nuk i renditi të gjitha 20 gjërat interesante, ai gjithashtu tregoi se Gigi ishte e suksesshme si lojtare e volejbollit dhe pas shkollës së mesme u pranua për të studiuar psikologji në New York dhe se ajo është shfaqur në më shumë kopertina të Vogue se çdo modele tjetër.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel