E enjte, 02 Shtator 2021
11:20
Ndryshon tërësisht sekretariati i PS-së/ Damian Gjiknuri zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sekretariati i Partisë Socialiste ka ndryshuar tërësisht. Në krye të tij është vënë Damian Gjiknuri. Kujtojmë se këtë detyrë më herët e ka mbajtur Taulant Balla, por teksa e falënderoi për punën, Rama tha se kjo detyrë kërkon më shumë kohë dhe dune dhe Balla nuk mund t’i mbajë të dyja, sëbashku edhe me atë të kreut të grupit Parlamentar.

11:06
“Na dhanë kredi me interesa”/ Lutja e Ramës: Mos luani me nervat e njerëzve! Të mos ju gënjejë mendja se na kanë falur

Kryeministri Edi Rama u ka treguar socialistëve se rreziku nuk i vjen nga PD, por nga vetë ata që nuk duhet të “dehen” nga fitorja e mandatit të tretë.

11:00
“Nëse s’duam që PS një ditë të bëhet azil pleqsh duhet…”/ Rama kritika për anëtarësimet në parti

Kryeministri Edi Rama ka thënë se të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste duhet të veprojnë sot, nëse s’duan që nesër PS ta shohin si një azil pleqsh.

10:48
Asambleja Kombëtare e PS/ Rama ua bën të qartë të gjithëve: Do ta dëgjoni deri në bezdi, kush flet për…

Kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë të gjithë të pranishmëve në Asamblenë Kombëtare të PS që të mos harrojë se fytyra e tij, është fytyra e të gjithëve. Rama theksoi se kryefjala në cdo mbledhje organizate nuk do të jetë punësimi në shtet.

10:32
“Dehja nga fitoret tipar i humbësve”/ Rama në Asamble: Armiku i transformimit jetik që ne na duhet është ‘rrethi i të privilegjuarve’

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, tha se asnjë deputet, ministër, apo një anëtar i thjeshtë i partisë që mban një post të caktuar nuk duhet të dehet nga fitorja.

10:18
“Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar”/ Rama: Do bëjmë të pamundurën të rikonfirmohemi pas 4 vitesh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS duke kujtuar kohën kur ishin në opozitë dhe vështirësitë që kaluan për të fituar mandatin e tretë. Para deputetëve, Rama kërkoi që të punojnë fort për të fituar edhe mandatin e katërt.

10:03
Numri i nxënëseve bie me shpejtësi, popullata e ciklit 9-vjeçar 5-14 vjeç tkurrje me 2.1% brenda një viti

Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.

09:59
Fotot/ Përpara nisjes së Asamblesë Socialiste, ministrat në ankthin e riemërimit

Pak pas minutash PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

09:45
Lezhë/ Sekuestrohet kokainë dhe municion luftarak, arrestohen 3 persona, mes tyre edhe dy adoleshentë

Policia e Lezhës  ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shëngjini” ku si rezultat kanë rënë në pranga 3 shtetas dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde narkotike canabis sativa.

09:45
Po kthehej nga dasma në shtëpi, vdes reperi i famshëm grek. Nuk kontrolloi dot shpejtësinë në makinën luksoze (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.

09:26
PS mbledh Asamblenë Kombëtare sot në orën 10:00, Rama pritet të zbulojë emrat e skuadrës së re qeverisëse

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e sotme në orën 10:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

09:22
Durrës/ Nga prodhimi dhe shitja e narkotikëve te operimi i lotarive të palejuara, policia i vë prangat 8 personave. Dy shpallen në kërkim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tetë persona, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë për vepra të ndryshme penale. Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës është konstatuar një rast i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

09:14
Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

09:07
Korçë/ Katedralja “Ringjallja e Krishtit” vidhet sërish, ja dyshimet e para (FOTOT)

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë sërish pre e disa grabitësve.

09:00
E vërteta mbi djegien: 6 (mijë) arsye për të mos djegur që sot

Që të gjitha këto arsye gjenden tek reja gri e tymit të cigares.

09:00
U skadoi afati/ Kosova heq nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca

Ministria e Shëndetësisë ka hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina AstraZeneca, të cilave u ka skaduar afati ditën e djeshme. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se të njëjtat kanë qenë donacion nga Norvegjia.

08:49
Mat/ Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të grabiste bankën në Burrel dhe…

Policia e Matit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Filiali” ku si pasojë ka rënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim, për veprën penale “Vjedhja.

08:43
Kriza në Afganistan/ Gjenerali amerikan: Talebanët, të pamëshirshëm! S’dihet nëse do ndryshojnë

Gjenerali amerikan i ka përshkruar talebanët si një grup të pamëshirshëm dhe thotë se është e paqartë nëse ata do të ndryshojnë.

08:36
Tërheqja nga Afganistani acaron marrëdhëniet SHBA-Gjermani

Tërheqja e SHBA nga Afganistani pas 20 vitesh i ka bërë vitet e çrregullta të Trump-it të duken më shumë se një copëz e njëanshmërisë amerikane. Marrëdhëniet gjermano-amerikane kanë histori ulje-ngritjesh.

08:22
Mbërrijnë në Tiranë edhe 37 afganë, do akomodohen në Qytetin Studenti

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 37 shtetas afganë. Kështu numri i qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë brenda një jave ka shkuar në 644.

08:15
Përmbytjet shkaktojnë gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork

Mbetjet e uraganit Ida shkaktuan shira të furishëm dhe përmbytje në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Qyteti i Nju Jorkut shpalli gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshje rekorde të shiut.

07:40
Parashikimi i motit/ Dita nis me diell por ulen temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

07:07
Takimi Biden-Zelenski: Amerika kërkon të rifitojë imazhin e partnerit të besueshëm

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me një udhëheqës të huaj që nga përfundimi i luftës në Afganistan për të dërguar të mërkurën mesazhin se Shtetet e Bashkuara – të çliruara nga “lufta e tyre e pafundme” – janë të vendosura të bëhen një aleat më i besueshëm për miqtë e tyre, në këtë rast për Ukrainën.

06:58
Zakonet e përditshme që po ngadalësojnë metabolizmin tuaj

Metabolizmi është një proces biokimik natyral që ndodh kur trupi transformon ushqimin në energji të shfrytëzueshme. Sa më efikas të jetë ky proces, aq më të pakta janë gjasat që të shtoni në peshë. Në rastet kur metabolizmi nuk është në efikasitet të plotë, trupi e ka të vështirë, në mos të pamundur të djegë yndyrnat.

06:32
Uji i ftohtë kundrejt ujit të ambientit? Zbuloni cili është më i mirë për shëndetin

Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.

06:16
Shëndet i mirë nga xhenxhefili/ Mënyrat kuruese në kushtet e shtëpisë

Xhenxhefili pluhur përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore të shumë vendeve të ndryshme të botës. Sipas informacioneve, xhenxhefili është i dobishëm për shëndetin e zemrës, tretjen, infeksionet bakteriale e të tjerë.

05:40
Gabimet që pengojnë rënien në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt. Ndonjëherë ky mision vështirësohet si pasojë e gabimeve të cilat ne i bëjmë pa vetëdije.

05:15
Nga natyra/ Produktet unike kundër plakjes së organizmit

Plakja është një proces biologjik. Të gjithë njerëzit janë të destinuar të përballen me të. Në ditët e sotme ka një larmishmëri mënyrash dhe teknikash që merren me trajtimin e simptomave të brendshme dhe të jashtme të plakjes. Sigurisht, e vërteta është se plakja është e pashmangshme. Çdo njeri nis të shfaqë shenjat e plakjes në mënyra dhe moshë të ndryshme. Përgjithësisht shenjat e plakjes nisin pas moshës 45 vjeçare. E megjithatë, plakja nis të zhvillohet shumë vite përpara. Kjo për shkak të disa faktorëve të jashtëm, të cilën ndikojnë në rritjen e shfaqjes së tyre.

03:36
​OBSH monitoron një variant të ri të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

03:13
Reshje të dendura në Spanjë, përmbytje në disa qytete

​Shirat e dendur që ranë sot në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete. Brenda gjysmë ore, reshjet e shiut që ranë në qytetin Alcanar, rreth 200 kilometra në jug të Barcelonës, shkaktuan një vërshim gjigant balte që u përhap në qytet, sipas imazheve të transmetuara në rrjetet sociale.

02:44
Renditet i dyti në botë pas SHBA, shkon mbi 580 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil

Ka shkuar mbi 580 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil, i cili renditet i dyti pas SHBA për nga numri i viktimave nga Covid-19 më botë.

02:20
SHBA/ Uragani Ida shkakton dëme të mëdha në disa zona të Louisianës

Ashtu siç u parashikua uragani Ida goditi Louisianën në SHBA duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Në New Orleans përmbytjet dhe stuhitë e fuqishme si pasojë e uraganit kanë shkaktuar dëme në linjat e elektricitetit.

01:59
SHBA, shkon mbi 640 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Ka shkuar në 640 mijë e 123 numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 1258 kanë humbur jetën 24 orët e fundit, raporton universiteti John Hopkins.

01:30
Covid-19/ Një valë e re në Mbretërinë e Bashkuar, raportohet shifra më e lartë e viktimave në 6 muajt e fundit

Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit, pasi në 24 orët e fundit u konfirmuan 207 viktima të reja si pasojë e virusit.

01:11
Berisha para sfidës: Polonia nuk është vetëm Lewandowski, por mund t’i surprizojmë

Përkrah trajnerit Edoardo Reja në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Polonisë, ishte edhe kapiteni i kombëtarses shqiptare Etrit Berisha, i cili u shfaq optimist se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për të ndalur Lewandowskin me shokë në sfidën e së enjtes edhe pse misioni do të jetë shumë i vështirë.

00:59
“Honoris Causa” për Dritan Hoxhën/ Themeluesi i Top Media u nderua nga Universiteti “Marin Barleti” për historinë që bëri në media

Themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxhës, ju dha titulli Doktor ‘Honoris Causa’ nga Universiteti Marin Barleti. Sipërmarrësi që bëri histori në kontributin e fjalës së lirë, të fjalës së pacencuruar, i papërsëritshmi i inovacionit dhe ideve vizionare i mblodhi edhe njëherë familjen e Top Medias në këtë nderim të merituar.

00:50
Zyrtare, Ederson rinovon me Man.City-n deri në vitin 2026

Tjetër rinovim në shtëpinë e Manchester City-t.

00:42
Reja: Shpresoj që Lewandoski të mos luajë si te Bayerni, ndaj Polonisë jo për t’u mbrojtur!

Edoardo Reja e di që Shqipërinë e pret një ndeshje shumë e vështirë në Varshavë përballë Polonisë së Lewandowskit, por kuqezinjtë do të hynë në këtë sfidë me moton “respekt po, frikë për kundërshtarin po”. Në konferencën për shtyp trajneri italian i Shqipërisë edhe pse vlerësoi kundërshtarin theksoi se drejton një skuadër me potencial që i ka të gjitha mundësitë të surprizojë polakët.

00:38
Numrin 10 të Messit e trashëgon talenti 18-vjeçar

Barcelona e “gjen” në shtëpi pasuesin e Lionel Messit. Klubi “blaugrana”, pas largimit të “Pleshtit” tek PSG, ka vendosur që numrin 10 mbi fanellë ta mbajë Ansu Fati.

00:17
Mehmeti dhe Çoba, të bindur: Fitojmë me Çekinë

Shqipëri e 21-vjeçarëve vazhdon përgatitjet për ndeshjen eliminatore ndaj Republikës Çeke, që do të luhet në transfertë, më 6 shtator, në orën 18:00. Trajneri Alban Bushi, pasi ka plotësuar grupin, është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, për të qenë në formë maksimale përpara një transferte të vështirë.

E mërkurë, 01 Shtator 2021
23:56
Çmenduria e orëve të fundit, Griezmann tek Atletico, Barça merr Luuk de Jong

Orët e fundit të merkatos verore ishin intensive për shumë klube, veçanërisht për Barcelonën, që për befasinë e të gjithë mundi të çlirohej nga paga e lartë e Antoine Griezmann, duke e transferuar francezin tek Atletico e Madridit. Griezmann kalon te “Los Colchoneros” në formë huazimi për një vit, me opsion zgjatjen e huazimit edhe një vit tjetër dhe në fund me detyrim blerjeje për 50 milionë euro.

23:45
Eleminatoret Katar 2022/ Bosnja ndal Francën, Ronaldo prek historinë

Rezultate surprizuese, por edhe fitore bindëse të favoriteve në raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 për zonën europiane.

23:34
Juventusi shumë i fortë, Vllaznia mposhtet në Loro Boriçi

Vllaznia e femrave u mposht nga Juventusi në sfidën e parë të turit të fundit kualifikues në Champions League duke e kthyer në një mirazh kalimin në fazën e grupeve.

23:23
Kryeministri Kurti takoi Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Bled të Sllovenisë, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

23:00
​Ronaldo thyen një tjetër rekord, futet në histori të futbollit në nivel të kombëtareve

Cristiano Ronaldo është futur në historinë e futbollit edhe në nivel të kombëtareve me dy golat e tij të realizuar kundër Irlandës në minutat 89 dhe 90+.

22:44
300 afganë largohen nga Qytet Studenti, akomodohen në rezortin turistik në Shëngjin

300 afganë që ishin vendosur në Qytetin Studenti, janë larguar drejt Shëngjinit.

22:39
Biden ofron mbështetje e ndihmë për Ukrainën

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit të Ukrainës Volodmyr Zelenskiy të mërkurën se Shtetet e Bashkuara ishin “tejet te përkushtuara” ndaj integritetit territorial të Ukrainës dhe i ofruan Kievit 60 milionë dollarë ndihmë të re për çështje të sigurisë ndërsa përballet me agresionin rus.

22:31
Torturojnë edhe kafshët. Talebanët, terror edhe në kopshtin zoologjik

Një luftëtar taleban është fotografuar duke i drejtuar armën një ariu ndërsa frika rritet mbi kafshët e bllokuara në kopshtin zoologjik të Kabulit.

22:24
Thirrje Iranit për t’iu kthyer bisedimeve për marrëveshjen bërthamore

Franca dhe Gjermania i bënë thirrje Iranit që të rinisë menjëherë bisedimet që synojnë të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

22:13
​Presidenti i Sampdorias tregon pse Ronaldo e braktisi Juventusin

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero pohon se Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për në Manchester United sepse ai e kuptoi se nuk ishte më lojtari që donte të ishte.

21:56
Kurti takon komisionerin Varhelyi, i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar Komisionerin për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, ku zyrtarë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme, po diskutojnë për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

21:54
Ribashkim me Robert Berishën? Nora Istrefi sqaron të vërtetën: Unë kaloj kohë me babin e Renee’s përderisa…

Këngëtarja Nora Istrefi ka bërë një deklaratë lidhur me zërat se ajo dhe Robert Berisha janë ribashkuar.

21:49
Imazhe të mrekullueshme nga kompeticioni Bota e Egër/ Fotografi i Vitit 2021 (fotogaleri)

Një seri fotosh mahnitëse të pranuara në kompeticionin e sivjetshëm “Fototgrafi i Vitit nga Bota e Egër” ne Britani, janë publikuar në media, duke përfshirë linksin e famshëm iberik në kornizë, apo klanin e gepardëve duke notuar në lumin e egërsuar.

21:44
Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren kundër Greqisë që zhvillohet sot (e mërkurë).

21:33
Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Polonisë!

Shqipëria nuk do të ndryshojë shumë në emra krahasuar me sfidat as në duelin shumë të rëndësishëm ndaj Polonisë të kësaj të enjteje që mund të vendosë fatet e kuqezinjëve në grupin I kualifikues përsa i përket garës për vendin e dytë.

21:17
Ku i marrin paratë talebanët?

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Zëri i Amerikës sjell një analizë të këtij raporti për të kuptuar më shumë detaje rreth mënyrës se si talebanët sigurojnë paratë e tyre.

21:14
Bjellorusia pret një dërgesë të madhe armësh nga Rusia

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se vendi i tij së shpejti do të pranojë një dërgesë të madhe të pajisjeve ushtarake nga Rusia.

21:07
Policia: 41 vjeçari ‘kontrollues’ vrau me thikë edhe të dashurën 22 vjeçe edhe veten (fotot)

Policia britanike njoftoi sot rezultatet e analizave të mjekësisë ligjore për vrasje-vetëvrasjen që shokoi një komunitet të pasur në veri të Londrës ne fundjavë.

20:59
Nëse u ktheve me ish-in, ndiq këto udhëzime!

Kujtojani vetes përse jeni ndarë!

20:45
Mori sekretet në varr! Vdes vrasësi serial i Francës, familjarët e viktimave duan drejtësi

Vrasësi serial francez Michel Fourniret, i cili rrëfeu se kishte vrarë 11 persona, vdiq të hënën në moshën 79-vjeçare, duke marrë sekretet e tij të fundit në varr dhe duke u mohuar familjeve të viktimave drejtësinë e shumëpritur.

20:39
Lajçak bisedon me Kurtin e Vuçiçin për hapat e ardhshëm në dialog

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për “hapat e ardhshëm” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

20:32
Helikopteri misterioz në festimet e talebanëve, dikush nga ushtria afgane ishte…

Talibanët të mërkurën bënë nje paradë me disa nga pajisjet ushtarake që ata kapën gjatë marrjes së Afganistanit, disa orë pasi Presidenti amerikan Joe Biden mbrojti vendimin e tij për t’i dhënë fund luftës dy dekadëshe.

20:27
Një 15-vjeçare nga Tetova humb jetën nga koronavirusi

Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

20:13
Domino dorëheqjesh nga mandatet, ikën Lefter Koka. Rritet presioni mbi Berishën

Zhvillimet e fundit janë surprizë në politikë pasi Lefter Koka, deputet i PS ka lënë mandatin, por nuk thotë arsyet specifike përse po tërhiqet. Edhe Mark Marku ka vendosur të tërhiqet nga mandati i deputetit ndërsa presioni po rritet mbi ish kryeministrin Sali Berisha.

19:59
Piktura mbi pallatet e Tiranës/ 20 artistë nga disa vende të botës po krijojnë ekspozitën më të madhe

Kjo fasadë ndër më të dukshmet në Tiranë, tashmë do të mbajë imazhin e Skajlas. Ajo ishte subjekti që artisti Case zgjodhi për ta bërë pjesë të pikturës së tij.

19:55
Testet e covid po falsifikohen/ Laboratorët po i shesin për personat që duan të udhëtojnë

Situata e pandemisë së Covid 19 ka rritur numrin e abuzimeve dhe falsifikatorëve për të cilët shpesh vetë Ministria e Shëndetësisë ka mbyllur njërin sy.

19:52
Kosovë, shtrenjtohet transporti/ Linjat urbane dyfishojnë tarifat e udhëtimit

Deri para disa muajsh të gjithë qytetarët që donin të udhëtonin nga qyteti i Vushtrrisë për në atë të Mitrovicës, paguanin 50 cent për transport.

19:49
Akullore me baktere/ Investigimi tregoi se në disa raste kontaminimi është 10 herë mbi normën

Qendra ‘Alert’ ka gjetur baktere në akullore gjatë një kontrolli në disa pika të qytetit. Kjo organizatë publikoi një raport sipas të cilit janë gjetur raste të akulloreve të freskëta në Tiranë të cilat janë të ngarkuara me koloni bakteresh stafilokok 10 herë më të larta se normat e lejuara.

19:42
407 milionë euro ndërtime/ Raportet: Ndërtimi në Shqipëri, portë e hapur për pastrimin e parave

“Boom-i i ndërtimeve nuk ka të ndalur në Shqipëri. 598 leje për ndërtesa të reja janë miratuar vetëm në 6-mujorin e parë të vitit, ndjeshëm më shumë se një vit më parë e duke tejkaluar edhe nivelet e vitit 2019, teksa është zgjeruar vrullshëm edhe sipërfaqja e dhënë për këto leje në 1.1 milionë metra katror.”

19:41
Ligji s’është njësoj për të gjithë/ Në bregdet, IKMT godet vetëm më të vegjlit

Me nisjen e operacionit “Bregdeti ynë”, kryeministri Rama lajmëroi hartimin e një ligji për vijën bregdetare së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.

19:39
Bie kundërshtimi ndaj vaksinës: Vetëm 14% e të rriturve amerikanë janë kundër

Vetëm 14 përqind e të rriturve amerikanë thonë tani se nuk do ta marrin vaksinën.

19:35
Doza e tretë sukses në Izrael, ul rrezikun e infektimit nga covid

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës në Izrael duket se po rezulton një sukses i vërtetë kundër covid.

19:33
Talebanët festojnë “pavarësinë”. Paradë ushtarake në rrugët e Kabulit

Pasi presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se lufta mbaroi, Talibanët u panë të mërkurën duke organizuar një paradë feste që shfaqte disa nga pajisjet ushtarake që ata morën gjatë marrjes nën kontroll të Afganistanit.

19:32
Shembet pallati me eksploziv/ Dhërmi, IKMT nis shembjet e ndërtimeve pa leje

IKMT në bashkëpunim me bashkinë e Himarës ka rinisur aksionin për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje.

19:23
Vitia i përgjigjet PDK-së: Bashkëpunim është edhe kur nuk dezinformoni për afatin e vaksinave

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka komentuar letrën e dërguar kryeministrit Albin Kurti, nga Partia Demokratike e Kosovës rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

19:13
Rama, lutje bullgarëve: Na hapni rrugë/ Takimi në Slloveni, kryeministri kritikon, por edhe ironizon BE për ngecjen e integrimit

Nga “Bled Strategic Forum” në Slloveni, ku u diskutua për të ardhmen e Europës, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor,  u shprehën njëzëri  të zhgënjyer ndaj  qasjes  të BE-s me rajonin.

19:03
Adele shfaqet në formë me minifund, për darkë me të dashurin Rich Paul në Los Angeles (fotot)

Këngëtarja britanike Adele dukej dje në formë tejet joshëse teksa dilte dje për një darkë intime me të dashurin Rich Paul, në Los Angeles.

18:56
Kërkesa e Ramës, Presidenti i Bullgarisë: Bullgaria nuk është roja, varet nga meritat tuaja

Kryeministri Edi Rama iu lut kryeministrit bullgar që të bëhen ballkanas dhe të hapin rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

18:42
CR7: I lumtur që u riktheva në shtëpinë time!

“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vitesh”. Cristiano Ronaldo jep intervisten e tij të parë si futbollist i Manchester United. Në një deklaratë e shkurtër e portugezit, por dukshëm ai shfaqet tepër entuziast që rikthehet me Djajtë e Kuq. Ronaldo shënoi 118 gola në 292 ndeshje me United, teksa tashmë kërkon sërish që të rikshruajë historinë me ekipin e Solskjaer.

18:27
Kosova heq nga përdorimi mbi 133,000 vaksina AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të mërkurën se 133,234 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit janë hequr nga përdorimi, për shkak të skadimit të afatit.

18:23
Izraeli i thotë SHBA se rihapja e konsullatës në Jerusalem është ‘ide e keqe’

Ministri i jashtëm ka paralajmëruar se ringjallja e pikës së përdorur për diplomaci me palestinezët, mund të jetë ‘destabilizuese’.

18:17
Rama kërkon një minutë shtesë: Diskutimet për zgjerimin kanë një “elefant në dhomë”. Ja pse dukemi të korruptuar

Kryeministri Edi Rama ka marrë një minutë kohë shtesë për të folur për procesin vendimmarrës të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke thënë se të gjitha diskutimet “kanë një elefant të madh në dhomë”.

18:03
Batuta e Ramës në “Forumin Strategjik në Bled”: Ne buzëqeshim edhe kur vuajmë! Nuk kërkojmë licensë për të qenë europianë

Fjalën e tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, kryeministri Edi Rama shkaktoi të qeshura duke thënë se në Ballkan, të gjithë qeshin edhe kur vuajnë, ndërsa në BE nuk ndodh kjo gjë.

17:56
Kurti në Forumin Strategjik në Bled: Duhet një sërë reformash në sistemin vendimmarrës të BE!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Forumin Strategjik në Bled duke thënë se duhet të ketë një sërë reformash në sistemin vendimmarrës i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

17:50
Forumi Strategjik në Bled/ Kërkesa e Ramës për Presidentin e Bullgarisë: Ju lutem bëhuni ballkanas, hapini rrugën bisedimeve. Kritikat për “të ardhmen e Europës”

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Strategjik në Bled për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke i dhënë mesazh të qartë Bullgarisë që të lejojë çeljen e bisedimeve.

17:48
Policia e Amsterdam refuzon vëzhguesit e AI kundër ‘profilizimit racor’ në kontrollet parandaluese (fotot)

Disa grupe civilësh po përdoren së fundmi në Amsterdam, për t’u siguruar që kontrollet e policisë të mos kenë diskriminim apo profilizim racor e etnik mes personave.

17:45
COVID19/ MSH: 982 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

17:22
Forumi Strategjik në Bled/ Komisioneri Varhelyi: Ballkani Perëndimor bëhet pjesë e BE me integrimin politik dhe ekonomik

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur në Forumin Strategjik të Bled për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke thënë se do të bëhet me integrimin politik, ekonomik por edhe i vetë shoqërive dhe arkitekturës së sigurisë.

17:11
Dy kate në Burj Khalifa, festa në Bollywood/ Ja si falimentoi miliarderi indian R. Shetty (fotot)

Në vitin 2019, revista Forbes llogariste pasurinë e sipërmarrësit indian Bavaguthu Raghuram Shetty në $3.15 miliardë.

17:06
Deputetja e LDK-Kurtit: Gjeni zgjidhje për hapjen e shkollave, ka kohë për fushatë elektorale

Për shkak të situatës COVID-19, qeveria mori mas, mes të cilave edhe shtyrja e fillimit të mësimit deri më 13 shtator.

16:56
‘Do të luftojmë deri në vdekje’/ Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 190 talebanë në 24 orë

Një komandant i ushtrisë afgane që tashmë i është bashkuar asaj që quhet forca rezistuese, thotë se ushtarë të tyre kanë vrarë 190 talebanë në Panjshir dhe Kapisa.

16:44
Drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe me mangësi teknike/ Policia ndëshkon dhjetëra shoferë autobusësh brenda dhe jashtë Tiranës

Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë ushtruar kontrolle për transportin ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ.

16:33
Armenia thotë se Azerbajxhani vrau një ushtar të saj

Armenia tha se snajperistët azerbajxhanas vranë të mërkurën një ushtar të saj.

16:30
Imazhe të mahnitshme mes fituesve të kompeticionit ‘Fotografi i Vitit për Zogjtë 2021’ (fotogaleri)

Fituesit e kompeticionit prestigjoz ‘Bird Photographer 2021’ janë zbuluar mbrëmë, ku meksikani Alejandro Prieto fitoi çmimin e madh me imazhin e tij “I bllokuar”, fitues gjithashtu i kategorisë “zogj në mjedis”.

16:28
Drejtonte motoçikletën pa targa dhe kishte me vete 18 doza kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan sepse u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

16:19
Banka e Shqipërisë miraton rregulloren që vendos tavan interesi për kreditë konsumatore

Në mbledhjen e datës 1 shtator 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

16:18
Mirditë/ Po transportonte lëndë drusore me kamion, procedohet penalisht 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është proceduar penalisht sepse u kap nga policia në Mirditë duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

16:11
U kap me automjet të vjedhur nga Gjermania, arrestohet 61-vjeçari nga Kosova në Morinë

Një 61-vjeçar i identifikuar si Hajdar Kaqanolli është arrestuar në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania.

15:55
Covid 19 në Kosovë, 22 viktima

22 viktima nga koronavirusi u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

15:54
Nusja obese ngatërrohet me fustanin e gjatë dhe thyen këmbën teksa ecën drejt altarit (fotot)

40 vjeçarja Sam Graham, nga Burnley në veri të Anglisë u martua më në fund me dashurinë e jetës së saj më 7 gusht, por pas një dite të mrekullueshme ajo zbuloi në mënyrën më të keqe rreziqet e veshjes së një fustani kaq të gjatë.