Drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe me mangësi teknike/ Policia ndëshkon dhjetëra shoferë autobusësh brenda dhe jashtë Tiranës

01/09/2021 16:44

Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë ushtruar kontrolle për transportin ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ.

Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, gjatë kësaj kohe janë konstatuar dhe proceduar:

-12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.

-34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

-44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

-21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.

-22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.

-60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.

-14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.

Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Top Channel