Shembet pallati me eksploziv/ Dhërmi, IKMT nis shembjet e ndërtimeve pa leje

01/09/2021 19:32

IKMT në bashkëpunim me bashkinë e Himarës ka rinisur aksionin për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje.

Një prej tyre është edhe ky pallat në zonën e Dhërmiut i cili ka parregullsi serioze. Bashkia e Himarës ka kërkuar ndihmën e IKMTdhe të ushtrisë për këtë proces. Shembja ka nisur me mjete të rënda, ndërsa gjatë aksionit është dashur ndërhyrja e policisë sepse persona që thonë se janë pronarë të apartamenteve.

Ndërkohë ndërtesës iu vendos eksplozivë për të realizuar shembjen dhe rreth orës 15 është kthyer shpërthimi.

Në vendin ku u rrëzua ndërtesa e re, ka nisur puna për largimin e inerteve.

Top Channel