SHBA, shkon mbi 640 mijë numri i viktimave nga Covid-19

02/09/2021 01:59

Ka shkuar në 640 mijë e 123 numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 1258 kanë humbur jetën 24 orët e fundit, raporton universiteti John Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 39,2 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,36 milionë raste të konfirmuara dhe 65.873 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 205 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, kurse mbi 174,1 milionë dozën e dytë.

Top Channel