Tjetër rinovim në shtëpinë e Manchester City-t.

Citiziens kanë blinduar portierin brazilian Ederson me një kontratë të re deri në vitin 2026.

Ederson është pjesë e Manchester City-t që prej vitit 2017 dhe në këto 4 sezone ka qenë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Pep Guardiolës.

Si shpërblim për paraqitjet pozitive me kampionët e Anglisë gjatë kësaj periudhe përveç se një kontratë afatgjatë Ederson ka përfituar edhe një përmirësim të ndjeshëm të pagës.

Top Channel