Helikopteri misterioz në festimet e talebanëve, dikush nga ushtria afgane ishte…

01/09/2021 20:32

Talibanët të mërkurën bënë nje paradë me disa nga pajisjet ushtarake që ata kapën gjatë marrjes së Afganistanit, disa orë pasi Presidenti amerikan Joe Biden mbrojti vendimin e tij për t’i dhënë fund luftës dy dekadëshe.

Ata festuan tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane të hënën si një fitore historike pasi morën kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar, pas një ofensivë dy-javore që përmbylli një kryengritje 20-vjeçare.

Në paradë u pa dhe një helikopter që fluturoi mbi kryet e tyre .Helikopteri Black Hawk është parë duke fluturuar mbi Kandahar ditët e fundit, duke sugjeruar se dikush nga ish -ushtria afgane ishte në kontrolle pasi talibanëve u mungonin pilotët.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan ndërkohë për një “katastrofë humanitare”, duke nënvizuar sfidat e frikshme me të cilat përballen talebanët ndërsa transformohen nga grupi kryengritës në pushtetin qeverisës.

Top Channel