Mori sekretet në varr! Vdes vrasësi serial i Francës, familjarët e viktimave duan drejtësi

01/09/2021 20:45

Vrasësi serial francez Michel Fourniret, i cili rrëfeu se kishte vrarë 11 persona, vdiq të hënën në moshën 79-vjeçare, duke marrë sekretet e tij të fundit në varr dhe duke u mohuar familjeve të viktimave drejtësinë e shumëpritur.

Fourniret, viktimat e të cilit ishin kryesisht vajza dhe gra të reja, vdiq në spitalin La Pitie-Salpetriere në Paris, ku u pranua më 28 prill nga burgu aty pranë Fresnes, ku ai vuante dy dënime të përjetshme.

Ai pranoi 11 vrasje, përfshirë studenten britanike Joanna Parrish, e cila u vra në maj 1990 ndërsa ajo ishte në Francë si pjesë e kursit të saj universitar.

Por ai është lidhur dhe me zhdukje të tjera, shumica e tyre në rajonin e Ardennes që shtrihet në kufirin francez-belg.

Vdekja e Fourniret, i cili thuhet se vuante nga probleme të zemrës dhe Alzheimer, shkatërroi shpresat e atyre familjeve që ende presin drejtësinë për vrasjet që ai mund të ketë kryer.

Viktimat e Fourniret përfshinin nëntë vjeçaren Estelle Mouzin, të cilën e dhunoi dhe e vrau vetëm disa muaj para se të kapej në Belgjikë në 2003.

Fourniret më në fund pranoi vrasjen e vajzës në Mars 2020, por trupi i saj ende nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve intensive, përfshirë edhe javët e fundit.

Top Channel