Vllaznia e femrave u mposht nga Juventusi në sfidën e parë të turit të fundit kualifikues në Champions League duke e kthyer në një mirazh kalimin në fazën e grupeve.

Në Loro Boriçi në praninë e një numri të konsiderueshëm spektatorësh skuadra kampione e Shqipërisë u mposht me shifrat 0-2 nga ekipi që dominoi futbollin italian sezonin e shkuar.

Golat për Juventusin u shënuan të dy në pjesën e parë nga Girelli dhe Hurtig. Ndeshja e kthimit që do të përcaktojë edhe zyrtarisht skuadrën e kualifikuar në grupe mes Juventusit dhe Vllaznisë do të zhvillohet pas 8 ditësh në Torino.

Top Channel