22 viktima nga koronavirusi u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 1,894 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 14,284 mostrave.

Shndërruar në përqindje, i bie që 13 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak, 1,354 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 27,404.

Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 841,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 284,269 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Top Channel