Covid-19/ Një valë e re në Mbretërinë e Bashkuar, raportohet shifra më e lartë e viktimave në 6 muajt e fundit

02/09/2021 01:30

Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit, pasi në 24 orët e fundit u konfirmuan 207 viktima të reja si pasojë e virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 35 mijë e 693 raste të reja me Covid-19.

Me shifrat e fundit, numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 132 mijë e 742.

Autoritet njoftojnë se deri tani janë mbi 42,9 milionë njerëz janë vaksinuar tërësisht kundër koronavirusit.

Top Channel