Rama, lutje bullgarëve: Na hapni rrugë/ Takimi në Slloveni, kryeministri kritikon, por edhe ironizon BE për ngecjen e integrimit

01/09/2021 19:13

Nga “Bled Strategic Forum” në Slloveni, ku u diskutua për të ardhmen e Europës, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor,  u shprehën njëzëri  të zhgënjyer ndaj  qasjes  të BE-s me rajonin.

Kryeministri Edi Rama u pajtua me ato çfarë thanë kolegët e tij dhe pati një kërkesë publike për presidentin Bullgar Rumen Radev i pranishëm në panel.

Rama: Në Ballkan ka diçka që ne  duhet ta ruajmë fort. Ne buzëqeshim edhe kur vuajmë.  Diçka që  në BE nuk e bëjnë dot.  Ne jemi këtu për të luftuar,  sepse ne nuk po kërkojnë licencë për tu bërë evropianë. Ne jemi evropian.  Nuk ka të ardhme të BE pa Ballkanin perëndimor në BE.  Ju lutem mos përmendni më justifikime me  aktorët e tretë.  Kjo është qesharake. Na thonë që jemi të rëndësishëm dhe një ditë ne do martohemi me BE. Kjo tenton të  testojë  besnikërinë tonë. Nuk funksion kështu. Kam një lutje për në presidentin Bullgar.  Ju lutem juve bullgarëve,  hapni rrugën na lini të flasim me ta.

Albin Kurti ishte me koncizi nga të gjithë të ftuarit në fjalën e tij ku tha se BE duhet përkrahur dhe na duhet të bëjmë reforma në vendet tona paralelisht me zgjerimin.

Kurti: Duhet reformim i politikave të BE dhe për këtë nevojiten hapa të guximshëm. Nëse 6 vendet tona  të Ballkanit Perëndimor do të jenë brena BE-s kjo do të sjellë  plot përfitime  për BE. Ne nuk jemi fqinj të BE por jemi në BE dhe e gjitha kjo,  do ti shërbejë BE-s.  3 në 6 banorë të rajonit jetojnë në BE dhe diaspora jonë do të jetë pjesë e brendshme e BE.

Top Channel