E diel, 19 Shtator 2021
17:36
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 780 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 780 raste pozitive me Covid-19 pas kryerjes së 4022 testimeve.

17:28
Gratë afgane protestojnë në Kabul, kërkojnë të drejta për studim dhe punësim

Disa gra afgane kanë mbajtur të dielën protesta në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, për të kërkuar të drejta për punë dhe studim.

17:14
Ambasada amerikane: Vazhdojnë diskutimet me qeverinë e Kosovës për gazsjellësin

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar diskutimet me qeverinë e Kosovës rreth lidhjes me një gazjsellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit.

16:57
Zgjedhjet parlamentare në Rusi

Rusia votoi sot për parlamentin e vendit, duke i dhënë fund zgjedhjeve treditore në atë vend mes akuzave për parregullsi të gjera dhe shtypjes së lëvizjes së politikanit të burgosur opozitar Alexey Navalny.

16:47
“Janë gënjeshtarë”/ Ministri francez akuzon SHBA dhe Australinë mbi paktin e sigurisë ‘AUKUS’

Vendimi i Presidentit amerikan Joe Biden për të formuar aleancën e re trepalëshe të sigurisë tw quajtur (AUKUS) midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë ka zemëruar Francën.

16:43
Më datë 21 shtator stakohet energjia në Tiranë, ja zonat që preken

OSHEE njofton se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në datën 21 shtator në disa zona të Tiranës.

16:32
Opozita ruse shton ankesat në ditën e fundit të zgjedhjeve në Rusi

Aktivistët opozitarë rusë kanë shtuar ankesat se janë duke u heshtur në platformat digjitale, në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi.

16:25
Kosova regjistron 10 viktima dhe 173 raste me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 humbje jete si pasojë e Covid-19.

16:15
Aksion kundër krimeve mjedisore, arrestohen katër persona në Shkodër

Katër persona janë vënë nën prangat e policisë për shpërdorim toke, shkatërrim prone dhe ndërtime të paligjshëm.

16:04
Xhiro në hapësirë. Kthehen me sukses në Tokë 4 turistët e Space X

Katër turistë të Space X zbarkuan në Oqeanin Atlantik në brigjet e Floridës mbrëmjen e së shtunës pasi kaluan tre ditë në hapësirë.

15:49
Pa patentë e të dehur, arrestohen 9 shoferë në të gjithë vendin

9 drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit në vend pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur ose pa patentë.

15:32
Mbyllet me barazim ndeshja e Superiores Tirana-Egnatia

Tirana dhe Egnatia e kanë mbyllur me barazim sfidën e sotme në “Selman Stermasi”.

15:23
Referendum për kanabisin/ Italia mbledh firmat: Hashashi, jo më krim!

Në Itali është arritur pragu i 500 mijë firmave të nevojshme për organizimin e një referendumi mbi kanabisin.

14:51
Tiranë/ Bien nga lartësitë dy të moshuarit, dyshimet e para

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në kryeqytet.

14:46
“Tërheqja e ambasadorëve, maja e ajsbergut”/ Paralajmërohet përplasje Francë-SHBA

Franca shkaktoi tërmet më herët me njoftimin se kishte thirrur për konsultime ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, si shenjë proteste ndaj marrëveshjes për sigurinë mes këtyre vendeve që përfshiu dhe Mbretërinë e Bashkuar.

14:35
Disa mundësi por pa sukses, përfundon me barazim pjesa e parë Tirana-Egnatia

Një pjesë e parë me emocione dhe mundësi, por as Tirana, as Egantia nuk e gjetën rrjetën.

14:15
Tirana e Kukësi për suksesin e radhës, synohet shkëputja në krye

Tirana zbret sot në fushë përballë Egnatias së ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar.

13:59
Siguri në pandemi/ Kosovë, rritet kërkesa për floririn: Ka garanci më shumë

Gjatë periudhës së pandemisë, në Kosovë është rritur kërkesa për floririn.

13:48
Spektakël dhe frikë në Islandë, prej 6 muajsh vijojnë shpërthimet vullkanike

Këtë të dielë bëhen 6 muaj nga fillimi i shpërthimit vullkanik që aktualisht po mahnit spektatorët pranë Rejkjavik, duke e bërë atë më të gjatin që Islanda ka parë në më shumë se 50 vjet.

13:21
Artizanet e Korçës, hapet ekspozita “Edhe unë punoj”!

Janë të shumta artizanet që ruajnë traditën e punimeve me dorë në Korçë.

13:10
Në punë me pasaportë vaksinimi/ Italia e bën me detyrim si në shtet dhe privat, ndryshe nuk paguhesh

Nga 15 tetori, Italia do të kërkojë pasaportë vaksinimi për të gjithë punonjës si në sektorin shtetëror ashtu edhe atë privat. administrata publike është e fundit në zinxhirin e vendeve të punës kur kërkohet pasaporrta e gjelbër pas bareve, restoranteve, kinemave etj

12:49
Zinxhiri që mundëson vrasjet/ Si u lirua Elton Metaj që vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj

Pozita e vrasësit të Sabrinës, Elton Metaj, i cili dy javë pasi doli nga burgu i mori jetën ish-bashkëshortes, nuk u lehtësua vetëm nga drejtësia por edhe një zinxhir i tërë institucionesh që i shërbyen atij.

12:49
‘Jam polic’/ 26-vjeçari kundërshton kontrollin e efektivëve, ja çfarë i zbulohet në çantën e dorës

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

12:47
Instrumentistët e Kosovës në Vlorë/ Artistët nga Prishtina emocionojnë qytetin bregdetar

Në sallën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, është mbajtur koncerti i Orkestrës Kamerale New Born/ Chamber Orchestra e Kosovës. 

12:36
Rrugët në gjendje të rëndë! Në Ballsh-Fratar ka vetëm gropa

Me gropa dhe çarje të rënda, kjo është gjendja në të cilën ka përfunduar rruga nacionale Ballsh-Fratar.

12:23
Vret gruan dhe veten/ Krimi i dyfishtë në familje, të afërmit: Jetonin në mjerim

Vrasja e dyfishtë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Babunjë të Divjakës tronditi opinionin publik, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit.

12:03
Veliaj i jep Kullën e Sahatit kryetarit të Gjakovës/ Fton të rinjtë shqiptarë të bëhen bashkë në vitin e rinisë në Tiranë, vitin e ardhshëm

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u takua sot me kryebashkiakun e Tiranës.

11:45
Vjeshta po troket! Tirana “nën pushtetin” e shiut të dendur e me ngarkesa elektrike (Fotot)

Stina e vjeshtës e karakterizuar nga reshje shiu dhe ulje temperaturash po troket në vendin tonë.

11:27
Ndezën zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit, nën hetim dy të moshuar në Vlorë

Dy persona, që dyshohet se janë shkaktarë të djegies së disa parcelave me ullinj në Vlorë, janë vënë në hetim.

11:08
Me kokainë në makinë drejt kufirit, arrestohet 26-vjeçari italian në Kakavijë

Një shtetas italian nga Siçilia u kap në kufirin e Kakavijës me disa doza kokainë në automjetin me të cilin udhëtonte.

10:56
E moshuara e videos virale, sot i shet produktet në Tregun e Lëvizshëm të Tiranës (Fotot)

Rasti i gruas së moshuar, e cila shiste produkte ushqimore në rrugë, u bë viral pasi dyshohej se policia bashkiake i kishte derdhur karrocën.

10:49
Dhunonte fizikisht gruan, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

Një shtetas që dyshohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes është arrestuar sot në Lezhë.

10:38
Drejt kufirit me 19 refugjatë në makina, “kapen mat” 2 shoferët në Lezhë

19 emigrantë të tjerë të paligjshëm janë evidentuar sot në autostradën Milot-Morinë.

10:13
Dita e pestë nën tokë! Asnjë shenjë nga minatori në Bulqizë

Minatori Muharrem Plaku është i bllokuar në një nga galeritë e Bulqizës, që prej mëngjesit të së mërkurës, kur u shemb një sasi e madhe mineralesh.

10:02
Pamjet shokuese/ Emigrantët kalojnë në këmbë lumin Rio Grande në kufirin amerikan

Shtetet e Bashkuara thanë të Shtunën se do të shtojnë fluturimet e dëbimit për mijëra emigrantë që vërshuan në qytetin kufitar të Teksasit, Del Rio, ndërsa autoritetet po përpiqen të lehtësojnë një krizë në rritje për administratën e Presidentit Joe Biden.

09:50
Shkodër/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 42-vjeçari

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

09:46
Izraeli kap dy palestinezët e fundit që ikën nga burgu

Ushtarët izraelitë kanë kapur dy të burgosurit e fundit palestinezë, nga gjashtë sa kanë ikur nga një burg i sigurisë së lartë dy javë më parë, ka thënë ushtria izraelite më 19 shtator.

09:39
Ndaluan të riun për korrupsion/ Policët nuk bien dakord nëse e kanë filmuar ngjarjen me kamera trupi apo telefon

Duket se kamerat e trupit të policisë shfaqin probleme herë pas here .

09:32
“Desh vdiqa rrugës”/ Historia e burrit që u infektua me covid, në një vend ku zyrtarisht virusi ‘nuk ekziston’

Turkmenistani është një nga vendet e pakta, përfshirë Korenë e Veriut, e cila thotë se nuk ka raste të koronavirusit. Por raportet sugjerojnë se po përjeton valën e saj të tretë dhe ndoshta më të fortë të Covid-19.

09:23
Fier/ U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, pranga 42-vjeçarit

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

09:12
Gjirokastër/ Po transportonin 13 emigrantë, dy të arrestuar

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

09:04
Vlorë/ Shpërndante drogë në zonat e populluara, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

08:46
Tjetër aksident/ “Land Rover-i” del nga rruga në Fier-Levan, dy të plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pas atij me 6 të plagosur në Burrel.

08:40
Burrel-Ulëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon përmbys anës rrugës, 6 familjarët me urgjencë në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Burrel- Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash.

08:29
Dyshime për mashtrime në ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi

Dyshimet për mashtrime të mëdha zgjedhore kanë përcjellë ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi.

07:55
​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Prishtinë janë 2426 raste aktive.

07:41
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me reshje dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje.

07:17
Numër i vogël protestuesish para Kapitolit mes masash të rrepta të sigurisë

Nën hijen e një Kapitoli të fortifikuar, disa qindra demonstrues dolën të shtunën në një tubim për të mbështetur ata që akuzohen për sulmin e dhunshëm të 6 janarit. Por më të shumtë në numër ishin përfaqësuesit e medias dhe policisë.

06:58
Dashuria për veten nis nga mëlçia/ Ushqimet si trajtim

Mëlçia është një organ i lidhur fort me jetëgjatësinë tonë.

06:32
6 këshilla të rëndësishme për gjunjë më të fortë

Gjunjtë janë nyjet më të mëdha të trupit të njeriut. Ato ofrojnë mbështetje, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri. Shëndeti i gjunjëve përkeqësohet me kalimin e moshës duke ndikuar fort në lëvizshmërinë e njeriut.

06:16
Njihuni me 5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

05:50
1 avokado në ditë dhe i thua kardilogut ‘Ik’

Kohët e fundit njerëzit janë fiksuar pas avokados, këtij fruti me tul kremoz si të gjalpit që ofron vlera të mrekullueshme për shëndetin por me kosto të mëdha në mjedis.

05:15
Ushqimet që ndihmojnë kur vuani nga depresioni, kujdesi që ju duhet

Konsiderohen si sëmundjet e padukshme dhe si rëndesa të vogla psikologjike me efekte anësore të ndryshme. Depresioni, ankthi apo ataket e panikut mund të prekin këdo dhe mund të kthehen në një problem shumë shqetësues. Si shumë sëmundje të tjera edhe këto shpesh janë pasoja të një stili jo të shëndetshëm e të rënduar jetese.Duke qenë se ushqimi është një nga pikat më të dobëta ose të forta të organizmit, kurat më të mirat fillojnë po nga aty.

03:46
Irani miraton vaksinën Johnson&Johnson

Autoritetet në Teheran miratuan përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër.

03:13
Shtëpia e El Chapos fitohet në lotari

Qeveria meksikane hodhi në lotarinë kombëtare shtëpinë e përdorur nga ish-mbreti i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman. Në hedhjen e lotarisë të mbajtur në Mexico City, u shitën gjithsej 22 prona, shumë prej të cilave i përkisnin krimit të organizuar.

02:44
​Shpërthime në Afganistan, të paktën 2 të vdekur dhe mbi 19 të plagosur

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe mbi 19 janë plagosur gjatë tre shpërthimeve në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.

02:20
Protesta në Australi për masat kufizuese, mbi 250 persona të arrestuar nga policia

Për shkak të numrit të lartë të infektimeve me variantin Delta të Covid-19 Australia vazhdon të jetë nën masa të rrepta kufizuese.

01:59
Foto/ ​Modelja që u bë nënë në moshën 51-vjeçare

Supermodelja britanike, Naomi Cambell ka folur për eksperiencën e saj si nënë.

01:38
Shkon mbi 672 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 672 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 624 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit, numri total i viktimave shkoi në 672 mijë e 658.

01:07
Vret gruan dhe veten/ Divjakë, krimi i dyfishtë në familje. Djali i gjen pa jetë

Krimi në familje shkaktoi një vrasje të dyfishtë në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç punonjës i bashkisë së Divjakës qëlloi dhe vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Fëllënxa Rrasa 45 vjeçe shtëpiake. Pas vrasje ai ka thirrur të birin në telefon e më pas ka qëlluar veten.

00:55
​Kurti: Ka shpresë për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja me COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit.

00:44
Pochettino për Ramos-in: Jam në errësirë totale

Sergio Ramos ende nuk ka një datë të shënuar se kur do ta bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain, me trajnerin Mauricio Pochettino që pranoi se është “në errësirë të informacioneve” kur bëhet fjalë për rikuperimin e mbrojtësit spanjoll nga një dëmtim i kyçit të këmbës.

00:33
Martini: Barazim i drejtë, edhe pse kishim ardhur për fitoren

Edi Martini i gëzohet pikës së fituar në “Loro Boriçi”, ku skuadra e tij luajti nga fundi i pjesës së parë në inferioritet numerik.

00:22
Brdaric për barazimin me Teutën: Goli i Vllaznisë i rregullt, nuk jam i zhgënjyer

Thomas Brdaric nuk është dakord me vendimit sistemit VAR, që i anuloi golin Çobës në minutat shtesë. Sipas trajnerit të Vllaznisë, në atë rast nuk kishte pozicion jashtë loje.

E shtunë, 18 Shtator 2021
23:41
Liverpooli merr kreun i vetëm, City ngec ndaj Southamptonit, “ok” Arsenali

Liverpooli ngjitet i vetëm në krye të Premier League-s falë fitores së thellë 3-0 përballë Crystal Palace. Përballja e “Anfield” pati pak histori, pasi të kuqtë dominuan në çdo drejtim. Në pjesën e parë shënoi Sadio Mane, para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

23:29
VAR sërish protagonist/ Barazim spektakolar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës

Vllaznia dhe Teuta dhuruan emocione të mëdha në “Loro Boriçi”, në një përballje mes pretendentësh me llogari të hapura nga sezoni i kaluar, por kjo sfidë përfundoi barazim 1-1, edhe pse skuadra shkodrane luajti me një lojtar më shumë që nga fundi i pjesës së parë.

23:26
Përleshje jashtë ringut në finale/ Degjeneron kampionati i boksit në Shkodër. Tirana bojkoton ndeshjet

Për 3 ditë me radhë në Shkodër u zhvillua kampionati kombëtar i boksit ku pjesëmarrëse ishin 7 ekipet më të mira të Shqipërisë. Pretendente që në fillim ishin Vllaznia e Shkodrës dhe ekipi i Tiranës, rivalitet i cili vazhdoi në të gjitha ndeshjet deri në ditën finale.

23:16
Tirana e detyruar të fitojë/ Të dielën përballet me Egnantian, Kukësi pret Kastriotin

Të dielën mbyllet java e dytë e Abisnet Superligës me dy çiftet e fundit, Tirana-Egnatia dhe Kukësit-Kastrioti.

23:09
Skënderbeu-Partizani, barazim/ Të dyja ekipet marrin pikën e parë në Superligë

Skënderbeu dhe Partizani marrin pikën e parë në këtë sezon në sajë të barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë përballë njëra-tjetër të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës, për javën e dytë të Abissnet Superligës.

22:42
Fitorja e katërt për Bayern Munich/ Shpartallohet me 7 gola Bochum

Fitorja e katërt radhazi për Bayern Munich, që në pritje të ndeshjes së Wolfsburg merr përsëri kreun e Bundesligës.

22:34
Green Pass me detyrim kudo, ndryshe nuk paguhesh/ Rregullat e reja në Itali

Nga data 15 tetor deri më 31 dhjetor, për të shkuar në punë, italianët do të duhet të kenë Green Pass ose pasaportë vaksinimi.

22:21
Vajza u rrah në mes të rrugës, arrestohen dy personat

Dy personat që rrahën një vajzë ditën e sotme në Pejë janë arrestuar.

22:15
Vepra e Sali Shijakut në Artkand  prezantohen pikturat në ekranin e Top Channel

Sali Shijaku nëpërmjet veprës “ Në oborrin e shtëpisë”, 67×60 cm, vaj në kanavacë, çmimi 3500 euro ishte e pjesë e programit të 24 të Artkand.

22:12
Vajza me profesionin berbere/ 22-vjeçarja: Është shumë më e lehtë të punosh me meshkujt

Të gjithë këta djem janë në pritje të berberes së tyre. 22 vjeçarja nga Peshkopia, është berberja e parë shqiptare.

22:06
Lot dhe dhimbje në familjen e 11 vjeçarit: I lutemi Zotit që Klodi të bëhet mirë!

Në episodin e dytë të “Më thuaj një dëshirë” është tfansmetuar historia e Luisit, 11 vjeçari që kërkon ti rikthejë kujtimet babait të sëmurë me tumor.

22:03
“Gjyshërit më morën fëmijët”/ Drama e një nëne: I morën para një viti nuk pranojnë t’i kthejnë

Për çfarë nevojiten gjithë këto vendime gjykatash , kur në fund të ditës një nenë nuk përqafon dot fëmijët?

22:00
Ku ndodhet qyteti Iliro-arbëror i fshehur nga studiuesit?

Një qytet i vjetër, i harruar…

21:57
Rritet kërkesa për punonjës/ Zgjidhja me bangladeshas? “Po përdorin Shqipërinë për të ikur në Evropë”

Shtatori presupozon rikthimin me kapacitet të plotë në punë, pas pushimeve verore. Për këtë arsye tregu ka shumë kërkesa dhe oferta.

21:53
Në çadër ndërsa dimri po vjen/ Belsh, shpërthimi i bombolës shkrumboi banesën

Familja e Sali Kishtës, nga Dragoti i Belshit prej 20 ditësh jeton në çadër.

21:49
Prifti homoseksual suedez refuzon martesat e çifteve heteroseksuale

Çiftet e të njëjtit seks janë lejuar të martohen nga Kisha e Suedisë prej vitit 2009.

21:41
“Prodhimet nuk po na shiten”/ Familja e fermerëve në Lushnje: Djemtë po ikin në emigrim

Fermerët në Myzeqe po përballen me vështirësi për të siguruar të ardhurat ekonomike për shkak të mungesës së tregut per shitjen e prodhimeve të tyre.

21:35
Shëndeti, qeveria shumë pak fonde/ Shqipëria, 103 euro për person! Italia shpenzon 4 mijë euro

Në Buxhetin e vitit 2020, qeveria shqiptare planifikoi vetëm 103 euro për të kuruar shëndetin e një personi.

21:33
Rikthehet historia e Gerit, vogëlushi merr përgjigjen përfundimtare nga mjekët!

Pasditen e sotme në ekranin e Top Channel është transmetuar episodi i dytë i emisionit më të dashur për ju “Më thuaj një dëshirë”.

21:20
Pamje të rënda/ Shtëpia e mbuluar nga gjaku! Brenda banesës së bashkëshortëve pas krimit të dyfishtë

Top Channel ka siguruar pamje të shtëpisë së Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, të cilët ndërruan jetë ditën e sotme.

21:04
Super-vila e florinjtë e ish-zv.presidentit afgan, tashmë strehë e luftëtarëve talibanë (fotot)

17 kallëpe flori dhe tufa kartmonedhash tregoheshin se fundmi nga militantët talibanë që bastisnin një vilë gjigante të ish-zëvendës-presidentit të vendit Amrullah Saleh.

20:46
Bashkëshorti vret gruan dhe veten/ Viktimat dërgohen në morg  me arkivol (Pamjet)

Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa janë dërguar në morg me arkivol mbrëmjen e sotme.

20:43
Krimi i dyfishtë në Divjakë/ Djali i viktimave mes lotëve: Jam në mes të katër rrugëve!

Djali i viktimave, Leonard Rrasa është shprehur shumë i prekur për mediat se ata silleshin shumë mirë dhe nuk kanë pasur konflikte.

20:38
Liam Gallagher ‘bie me kokë’ nga helikopteri pas koncertit në ishull (fotot)

Këngëtari i njohur britanik i rrokut Liam Gallagher ka shokuar fansat sot kur tregoi në rrjetet sociale se kishte rënë nga helikopteri pas koncertit të një nate më parë, në ishullin jugor britanik Isle of Wight.

20:23
Pamje tragjike nga Divjaka/ Mbërrijnë në banesë arkivolet e çiftit Rrasa

Arkivolet e çiftit Rrasa mbërritën në banesën e tyre pak orë pas vrasjes.

20:09
Bashkëshorti vret gruan dhe veten në Divjakë, ja ku jetonte çifti (Pamjet)

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Babunjë në Divjakë, ku bashkëshorti ka vrarë gruan me armën e gjahut dhe më pas ka qëlluar veten.

20:02
Festivali i barinjve të Saharasë mbahet në Niger, mes frikës së militantëve (fotot)

Për tre ditë me radhë shkretëtira sahariane e qytezës së Ingal në veri të Niger, do të ngjyroset nga veshjet e mijëra barinjve të shkretëtirës që vijnë për të celebruar festivalin tradicional të Cure Salé (Kura e Kripes).

19:49
Pamje nga vendi i vrasjes në Divjakë, banori: Kohët e fundit ziheshin, me probleme ekonomike

Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.

19:41
Nis restaurimi i katedrales së Notre Dame, pas kompletimit të punimeve të sigurisë (fotot)

Puna për stabilizimin e katedrales së Notre Dame në Paris ka perfunduar sot, duke lejuar nisjen e fazës së restaurimit artistik, dy vjet pas zjarrit shkatërrimtar që rrëzoi majën e saj simbolike.

19:31
Godole: Qeveria “Rama 3”, propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole ka reaguar pas  krijimit të Agjencisë për Media dhe Informim nga qeveria “Rama 3”.

19:07
“Jo vaksinë me detyrim”/ Dhjetëra qytetarë protestojnë në Tiranë (Fotot)

Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar edhe sot në Tiranë kundër vendimit për vaksinim të detyruar.

18:49
Video e rrahjes barbare të protestuesve vë në përgjegjësi policinë e Bullgarisë (pamjet)

Disa protestues u rrahën barbarisht nga policia bullgare jashtë selisë së qeverisë së vendit në një protestë të 10 korrikut 2020.

18:46
Krim i dyfishtë në Divjakë/ 58-vjeçari vret bashkëshorten e më pas veten, shkak dyshohen problemet ekonomike

Një tjetër grua vritet në vendin tonë!

18:44
Përfundon me barazim ndeshja Skënderbeu-Partizani

Ndeshja Skënderbeu-Partizani mbaroi me rezultatin 1-1 pasditen e sotme.

18:40
Rama krijon “ministrinë” për kontrollin e informacionit

E gjithë veprimtaria e kryeministrit dhe ministrive në informimin e publikun do të koordinohet nga një agjenci e vetme duke centralizuar kështu komunikimin ndërinstitucional jo vetëm me qytetarët por edhe median.

18:34
Ti Raporton/ Masakër mjedisore në Durrës, priten pisha dhe plepa shekullorë

Një masakër mjedisore po ndodh në zonën e plazhit në Durrës, afër Malit të Robit.