Janë të shumta artizanet që ruajnë traditën e punimeve me dorë në Korçë.

Ato mund të realizojnë nga elementet dekorativë për shtëpinë, objektet funksionale e deri tek veshjet. Artizanati ashtu si shumë tradita të tjera popullore i ka rrënjët e thella por Natasha Çapa, një prej artizaneve korçare e ka sjellë të kaluarën me të tashmen të ndërthurur tek punimet e saj në një ekspozitë të vetme. Për 5 vite ajo ka punuar duke zgjedhur tematika nga më të ndryshmet dhe pikërisht në muajin e trashëgimisë kulturore ajo ka çelur ekspozitën e titulluar “Edhe unë punoj”.

Artin e realizimit të punimeve me dorë si qëndisma, punime me grep , punime me shtiza apo thurje të ndryshme shumë zonja korçare e ruajnë me fanatizëm ndaj kjo ekspozitë synon promovimin e mëtejshëm të artizanatit.

Korça mbetet një prej atyre zonave ku artizanati edhe pse më pak ruhet ende brez pas brezi dhe ku zonjat korçare po përpiqen ta promovojnë çdo ditë e më tepër .

Top Channel