Për çfarë nevojiten gjithë këto vendime gjykatash , kur në fund të ditës një nenë nuk përqafon dot fëmijët?

Kur flet gjykata të gjithë duhet të heshtin. Mirëpo në shumë raste vendimet e gjykatave as që ekzekutohen siç është rasti i Dianës e cila nuk takon dot fëmijët e saj

“Jam ankuar kudo deri tek platforma e kryeministrit nuk ka asnjë zgjidhje”, tha Diana.

Diana Veizi u divorcua gjatë vitit 2016 dhe gjykata ia la asaj në kujdestari dy femijët e vegjël , kurse i shoqi u detyrua nga gjyqtari i kryeqytetit Kasteriot Gramshi që të paguante pension ushqimor dhe t’i takonte fëmijët gjatë fundjavës dhe përgjatë pushimeve dimërore dhe verore. Lufta për fëmijët nisi me prindërit e ish bashkëshortit të saj i cili jeton në Gjermani.

Gruaja pretendon se një vit më parë dy fëmijët udhëtuan drejt gjyshërve në Fier dhe prej asaj dite ajo nuk i takon më dot.

“Kam kallëzuar, çfarë s’kam bërë, përgjegjësia në radhë të parë është e gjyshërve pastaj e prokurorisë që duhet të hetojë për marrje të padrejtë të fëmijës dhe më pas e përmbarimit. Ekspertët psikologë thonë se fëmijët janë të toksikuar dhe të ndikuar”, tha ajo.

Top Channel