Një masakër mjedisore po ndodh në zonën e plazhit në Durrës, afër Malit të Robit.

Një qytetar ka denoncuar rastin në redaksinë e Top Channel, përmes numrit në “Ti Raporton”

Sipas tij, pemët në këtë zonë janë prerë pasi do të ndërtohen pallate.

“Përshëndetje. Doja tju beja me dije per nje masaker mjedisore qe po ndodh ne zonen e plazhit afer Malit te Robit  ne mes te rruges Skenderbeu dhe rruges Pavaresia. Po pritet e masakrohet pylli me pisha dhe plepa. Thone qe do te ndertohen shume pallate. E tmershme. Pisha dhe plepa shekullore po masakrohen. A mund ta beni publike kete situate. Faleminderit”, shkruan qytetari.

Top Channel