Fitorja e katërt për Bayern Munich/ Shpartallohet me 7 gola Bochum

18/09/2021 22:42

Fitorja e katërt radhazi për Bayern Munich, që në pritje të ndeshjes së Wolfsburg merr përsëri kreun e Bundesligës.

Kundër Bochumit përfundon 7-0, falë dygolëshit të Kimmich, golave nga Sané, Gnabry, Lewandowski dhe Chupo-Moting si dhe një autogoli. Shkon keq edhe për Borussia Monchengladbach, që humbi 1-0 në fushën e Augsburg.

I pandalshëm dhe dominues. Pas hapit gjysmë fals në debutimin e tyre në kampionat, kur barazuan me Borussia Monchengladbach, Bayern tani ka marrë ritmet e frikshme dhe pas një fitore tjetër (e katërta me radhë) tashmë i dërgon një mesazh të qartë Bundesligës.

E ka pësuar në kurriz fatkeqi Bochum, tani në zonën e rënies. Festivali i golave u hap në minutën e 17′ nga Sané, i pamëshirshëm në një goditje dënimi. Për dyfishimin duhet pritur deri në minutën e 27’, ku edhe njëherë është Sané protagonist: me ndihmën e tij Kimmich arrin të finalizojë, duke befasuar portierin pas devijimit të Bella Kotchap.

Në minutën e 32′ Gnabry shuajti përfundimisht shpresat e Bochum me një veprim të shkëlqyer personal, por kishte akoma kohë për pokerin: një autogol i nënshkruar fatkeqësisht nga Lampropopoulos në minutën e 43, në një përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar Leëandoëskin.

Mungonte në këtë goleadë firma e Lewandowskit, që vjen në minutën e 61, me një iniciativë nga Gnabry që Tesche nuk ishte në gjendje ta ndalte. Pastaj në të 65’ Kimmich kompletoi dygolëshin personal, duke shfrytëzuar spondin me kokë të Goretzka.

 

Top Channel