Nis restaurimi i katedrales së Notre Dame, pas kompletimit të punimeve të sigurisë (fotot)

18/09/2021 19:41

Puna për stabilizimin e katedrales së Notre Dame në Paris ka perfunduar sot, duke lejuar nisjen e fazës së restaurimit artistik, dy vjet pas zjarrit shkatërrimtar që rrëzoi majën e saj simbolike.

Pak pas zjarrit të prillit 2019, presidenti francez Emmanuel Macron, tha se katedralja e shekullit të 12-të do të rindërtohet, duke premtuar rihapjen e saj për besimtarët në 2024.

Faza finale e punimeve të sigurisë përfshinte përforcimin e kupolave të prekura nga zjarri me harqe të drunjta, teksa zyrtarët ndërtues thonë se mund të kapin datën e hapjes së kërkuar nga Macron.

Katedralja do të restaurohet në dizajnin e saj të mëparshëm, duke përfshirë dhe majën e saj 100 metra të lartë, të krijuar nga arkitekti Eugèn Viollet-le-Duc në mesin e viteve 1800.

Zjarri në Notre Dame shokoi Francën dhe audiencat botërore, teksa parizienët u mblodhën të shtangur para katedrales që shënon qendrën e Parisit.

FOTO GALERI
1/4
Puna për stabilizimin e katedrales së Notre Dame në Paris ka perfunduar sot, duke lejuar nisjet e fazës së restaurimit

Top Channel