Vjeshta po troket! Tirana “nën pushtetin” e shiut të dendur e me ngarkesa elektrike (Fotot)

19/09/2021 11:45

Stina e vjeshtës e karakterizuar nga reshje shiu dhe ulje temperaturash po troket në vendin tonë.

Pjesa më e madhe e Shqipërisë paraqitet me mot të vrenjtur e shira të herëpashershëm. Një natë më parë, kryeqyteti “u bllokua” për disa minuta nga shiu i dendur, i shoqëruar me ngarkesa elektrike.

Meteoalb parashikon se edhe sot, territori ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 30°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel