Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pas atij me 6 të plagosur në Burrel.

Rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Top Channel